KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lajçak: Ekipi menaxhues do ta prezantojë draft-statutin e Asociacionit, nuk e dimë përmbajtjen
Politikë

Lajçak: Ekipi menaxhues do ta prezantojë draft-statutin e Asociacionit, nuk e dimë përmbajtjen

Kosova News
Kosova News 13:17 -02/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pak para takimit të nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se statuti i Asociacionit duhet të jetë i pranueshëm nga të dyja palët dhe në përputhje me standardet evropiane.

Lajçak tha se ekipi menaxhues do të prezantojë draftin teksa shtoi se ai nuk e di përmbajtjen por thotë se procesi duhet të fillojë.

“Ekipi menaxhues do të prezantojë draftin. Ne nuk e dimë se çfarë ka në të, por duhet të jetë fillimi i procesit. Në fund të fundit, ne duhet të kemi një statut të pranueshëm për të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, në përputhje me standardet evropiane. Ky është hapi i parë i rëndësishëm”, tha Lajçak.

“Së fundi, duhet të kemi një statut të pranueshëm për të dyja palët, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, në përputhje me standardet evropiane. Ky është hapi i parë i rëndësishëm”, shtoi Lajçak për agjencinë kroate të lajmeve “Hina”.

Sipas tij, Asociacioni nuk është diçka e imponuar, por për të është rënë dakord në vitin 2013 dhe se sipas tij, është e rëndësishme që çdo zgjidhje të jetë evropiane.

“Prandaj ne duhet të zbatojmë atë që është rënë dakord më parë, por në të njëjtën kohë duhet të marrim frymëzim nga zgjidhjet praktike të modeleve ekzistuese evropiane. Ne nuk duam të krijojmë diçka që nuk është testuar kurrë askund në botë, por duam që vendet të gjejnë frymëzim në modelet evropiane që funksionojnë mirë”, theksoi Lajçak.

Edhe kryeministri Kurti tha për Hinën të hënën se nuk e kishte parë ende propozimin e statusit, por theksoi se nuk do të lejonte krijimin e një forme “të Republikës Srpska në veri të Kosovës”.

I pyetur për të komentuar këtë deklaratë, Lajçak shtoi se “Republika Srpska u krijua gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë”.

“Atëherë prioriteti urgjent ishte ndalimi i luftës dhe tani nuk jemi në kohë lufte, kështu që as nuk kemi nevojë për zgjidhje të tilla”.

Kur pyetet për kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç si negociator, ai thekson i respekton të dy.

“Ata janë partnerët e mi, ata janë zgjedhur në mënyrë legjitime dhe demokratike nga elektorati i tyre, ata kanë aftësinë për të gjetur zgjidhje dhe unë besoj se do ta zgjidhin problemin”, insiston Lajçak.

“Pas 2 majit, dua të shoh dinamik dhe një proces të besueshëm në mënyrë që të mund të përparojmë në zbatimin e të gjitha elementeve”.

Takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel, i pranishëm edhe emisari Escobar
Takimi në Bruksel- mësohet koha kur fillon, zbardhet agjenda dhe temat që bisedohen

Gjithashtu lexoni:

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital

Kosova News 02/05/2023 02/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike
15:22 -03/08/2026
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
14:41 -03/08/2026
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
13:48 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?