Miroslav Lajçak, emisari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi u takua me ndihmëssekretarin e Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien në Bruksel të mërkurën. Ata diskutuan për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe pritshmëritë për periudhën e ardhshme
Në një postim në platformën X, Lajçak ka thënë se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
“Gjithmonë një kënaqësi për ta mirëpritur Jim O’Brien në Bruksel. Ne folëm për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe pritshmëritë tona për periudhën e ardhshme”, ka shkruar ai në platformën “X”.


