KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lajçak dhe diplomatët amerikanë bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi
Politikë

Lajçak dhe diplomatët amerikanë bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Kosova News
Kosova News 22:33 -24/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Emisari special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me Ndihmës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, me të cilët ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak, përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se mezi pret të vazhdojmë bisedimet javën e ardhshme në Bruksel.

“Gjithmonë e dobishme për të pasur një diskutim strategjik për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dinamikën rajonale me Ndihmës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën O’Brien dhe me zv.ndimës Sekratrain Kasanof. Mezi presim të vazhdojmë bisedimet tona javën e ardhshme në Bruksel”, ka shkruar Lajçak

Ndryshe, Emisari special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka përmbledhur dy javët e fundit si një periudhë intensive diplomatike, duke u përqendruar në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Pas një takimi me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, në Prishtinë, Lajçak para pesë ditësh udhëtoi drejt Beogradit për t’u përgatitur për takimin e kryenegociatorëve.

“Pavarësisht se nuk arritëm të dakordohemi për agjendën e një takimi trepalësh, ne diskutuam çështje politike dhe teknike dhe shënuam hapa të rëndësishëm për të udhëhequr diskutimet tona të ardhshme”, tha  Lajçak në një postim në Facebook.

Ai gjithashtu vizitoi Parisin ku u takua me kolegë të Ministrisë së Jashtme të Francës dhe këshilltarin diplomatik të presidentit Macron, Emmanuel Bonne.

Always useful to have a strategic discussion about the Dialogue on normalisation of relations between Kosovo and Serbia and regional dynamics with 🇺🇸 @StateEUR O’Brien and 🇺🇸DAS Kasanof. Looking forward to continuing our conversation next week in Brussels! pic.twitter.com/seXA06jSMT

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 24, 2024

Gjithashtu lexoni:

Sot afati i fundit për konstituim të Kuvendit

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën

Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë

Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet

Kosova News 24/09/2024 24/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Bie çmimi i derivateve për sot
09:55 -07/08/2026
Aksident në orët e para të mëngjesit në Gjilan, katër persona të lënduar
09:53 -07/08/2026
Sot afati i fundit për konstituim të Kuvendit
09:50 -07/08/2026
Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë
23:01 -06/08/2026
Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin
21:59 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?