Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka arritur në Qeverinë e Kosovës, raporton KosovaNews.
Lajçak me bashkëpunëtorët e tij tashmë ka hyrë në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku edhe do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.
Siç është thënë më herët në komunikatën e Qeverisë, takimi edhe ka nisur në ora 9:00 në ndërtesën e Qeverisë.
Lajçak dje ka qëndruar në Beograd, ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Me presidentin serb, Lajçak ka thënë se ka diskutuar për kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, udhërrëfyesin për energjinë si dhe të pagjeturit.





