KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kyçja në Termokos, Zogaj: Po punohet intensivisht që të përfshihen edhe lagjet e reja
Ekonomi

Kyçja në Termokos, Zogaj: Po punohet intensivisht që të përfshihen edhe lagjet e reja

Kosova News
Kosova News 15:47 -04/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj në një intervistë për Telegrafin është shprehur se është duke u punuar intensivisht që të bëhet kyçja e lagjeve të reja në Termokos.

Zogaj ka thënë gjatë vitit të ardhshëm do të vazhdohet me disa kompani për zgjerimin e ngrohjes nëpër lagje e rrugë të reja.

“Kemi kërkesa të jashtëzakonshme për kyçje në Ngrohtoren e Qytetit dhe me të drejtë. Qytetarët kërkojnë të kyçen se është efiçiente, e lirë për t’u paguar dhe e qëndrueshme”, tha Zogaj.

Sipas tij, në vitin 2023 do të vazhdohet me “Matin”, një pjesë e “Bregut të Diellit” dhe rrugën “Muharrem Fejza”.

“Prej vitit të ardhshëm do të vazhdojmë me disa kompani për zgjerim. Demi më tani Termokosi ka punuar me një kompani dhe kanë kryer zgjerim aq sa i kanë pasur kapacitetet”, është shprehur ai.

“E kemi thënë disa herë, do të vazhdojmë me ‘Matin’, një pjesë të ‘Bregut të Diellit’ dhe në pjesën e rrugës ‘Muharrem Fejza’. Vitin e ardhshëm do të jemi më agresiv. Për ‘Banesat e Bardha’ e kemi dhënë një premtim. Sivjet lidhet një pjesë e lagjeve të ‘Arbërisë’ dhe ‘Ulpianës’”, ka përfunduar Zogaj.

Po ashtu, ai në këtë intervistë ka folur edhe për ndërtimin e “Rrugës A”, projektin “Arkitekti i Qytetit” dhe projektet e ndërtimit të disa shkollave të reja në Prishtinë. 

Gjithashtu lexoni:

ASK: Kosova me rritje të ndjeshme të turistëve

Rifillojnë punimet në rrugën që lidhë fshatrat e Gjilanit me Preshevën

Publikohet tenderi, për ndërtimin e pesë shkollave të reja

Ndërpritet uji i pijshëm në rrugën “Ali Vitia”, KRU “Prishtina” kërkon mirëkuptim

“Asnjë favorizim në ankandin solar”, Ministria publikon detajet e garancionit bankar: Çmimi i energjisë do të ulet 35%

TAGGED: Alban Zogaj, Komuna e Prishtinës, Prishtinë, Termokos
Kosova News 04/11/2022 04/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
26° _ 24°
36%
4 km/h
Sun
26 °C
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
28 °C
Thu
14 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli ia kthen Iranit – Godet depo nafte në zemër të kryeqytetit Tehran
23:43 -14/06/2025
Tjetër valë raketash Izrael – Iran
22:50 -14/06/2025
SI REAGOI BOTA NDAJ KRIZËS IRAN-IZRAEL? Thirrjet globale për paqe dhe qëndrimi i Kosovës
22:06 -14/06/2025
Trump dhe Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran në një telefonatë
21:44 -14/06/2025
Rui Costa bllokon transferimin e yllit të Benficës tek Real Madridi
21:40 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?