Kuvendi i Kosovës me 62 vota për ka shkarkuar Agron Bekën nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Më 25 shtator të këtij viti është miratuar rekomandimi për inicimin e shkarkimit të anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Agron Beka, nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Pas inicimit të Komisionit për shkarkimin e Bekës, Këshilli Prokurorial pati akuzuar deputetët për tendencë për ndërhyrje e cenim të sistemit prokurorial. KPK-ja pati akuzuar Komisionin se e ka marrë vendimin pa i shqyrtuar të gjitha provat.