KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Kuvendi
Home » Kuvendi pritet të miratojë rregulloren e re, tërhiqet sanksionimi i deputetëve dhe konferenca e kryetarëve
Politikë

Kuvendi pritet të miratojë rregulloren e re, tërhiqet sanksionimi i deputetëve dhe konferenca e kryetarëve

Kosova News
Kosova News 11:51 -17/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetët së shpejti do të kenë para vetes për votim në lexim të dytë rregulloren e re të Kuvendit. Për dallim prej miratimit në parim, para pesë muajsh, kësaj radhe dy dispozita të cilat ishin vlerësuar nga shoqëria civile që bien ndesh me Kushtetutën e vendit, janë modifikuar.

Sanksionimi i deputetëve për mospjesëmarrje në seanca plenare, në lexim të dytë, nuk është përfshirë fare, vetëm është obliguar Kryesia e Kuvendit të nxjerrë një akt të brendshëm që rregullon mënyrën, kriteret dhe kushtet e administrimit të pjesëmarrjes dhe të kompensimit të deputetëve.

Ndërkohë, ideja për një “konferencë të kryetarëve”, e cila është konsideruar si paralele me Kryesinë e Kuvendit ka rënë, por do të institucionalizohet praktika e deritanishme si dhe t’iu shtohet vendimmarrja shefave të grupeve parlamentare në caktimin e seancave plenare dhe agjendës së tyre.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetar i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi thotë së në raportin me amendamente kanë modifikuar dy dispozitat e kontestuara.

Për konferencën e kryetarëve, Rrustemi thotë se kanë gjetur një zgjidhje tjetër, ndërsa për sanksionimin e deputetëve “dembelë” të Kuvendit, ai shtoi se mbetet vetëm në aspektin moral të tyre.

“Në raportin me amendamente i kemi modifikuar këto dy dispozita (konferencën e kryetarëve dhe sanksionet ndaj deputetëve), përkundër që nuk kemi konsiderojmë se konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare pakëson kompetencat e kryesisë. Megjithatë për të garantuar efikasitet dhe për të shmangur dyfishimin e punës që mund të bëjnë këto trupa, ne kemi gjetur një zgjidhje të mesit, që Kryesia e Kuvendit, bashkë me kryetarët e GP të marrin vendime sa i përket rendit të ditës për seanca, thirrje të seancave dhe themelimin e komisioneve, miratimin e planit të punës etj. Këto do të jenë disa përgjegjësi që ushtrohen bashkërisht me konsensus në mes të Kryesisë së Kuvendit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare. Praktikisht është institucionalizim i praktikës aktuale në Kuvend… Ne kemi përcaktuar aty një obligim që Kryesia e Kuvendit të nxjerr një akt të brendshëm që rregullon mënyrën, kriteret dhe kushtet e administrimit të pjesëmarrjes dhe të kompensimit të deputetëve”, thotë ai.

Përkrahje për miratimin e rregullores së re të Kuvendit pritet t’i japë edhe subjekti më i madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës.

Kurse deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, thotë se në mes të dy leximeve për rregulloren, janë përfshirë edhe amendamentet e tyre, kësisoj, ai thotë se e njëjta duhet të përkrahet nga të gjitha partitë parlamentare.

“Partia Demokratike e Kosovës në mes dy leximeve i ka pasur disa amendamente të cilat kryesisht janë përfshirë gjatë grupeve punuese. Tash ka mbetur që rregullorja me konsensus politik të kalojë në seancat e radhës në Kuvendin e Kosovës. Konsideroj se duhet të përkrahet rregullorja nga të gjitha subjektet politike”, thotë Beqa.

Përkrahje për miratimin e rregullores, kërkon edhe deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi.

“Jemi përpjekur që t’i harmonizojmë qëndrimet pak a shumë të të gjithë grupeve parlamentare, në fund të fundit e imponon konsensusi. Por përgjithësisht argumentet kanë qenë profesionale, nuk është karakterizuar nga diskutimi politik, besoj se do të miratohet, megjithatë i mbetet deputetëve”, thekson ai.

Pas miratimit në lexim të parë të rregullores së Kuvendit, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), kishte konstatuar si kundërkushtetuese dispozitën për konferencën e kryetarëve si dhe të atë për, sanksionimin e deputetëve. Për të parën u tha se ndërhyn në kompetencat e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa për të dytën u tha se duhet bërë kujdes pasi deputetëve duhet t’iu njihet e drejta për bojkot politik.

Miratimi i rregullores së re të Kuvendit kërkon dy të tretat e votave të deputetëve. Kuvendi, aktualisht punon me rregulloren e cila është miratuar në vitin 2010./KP

Gjithashtu lexoni:

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Mbyllet përkohësisht rruga “Qamil Hoxha” në Prishtinë

KFOR-i nis integrimin gradual të Policisë së Kosovës në sigurinë e Manastirit të Deçanit

Hapet për qarkullim rruga ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë

Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes

Kosova News 17/07/2022 17/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
clear sky
31° _ 30°
31%
4 km/h
Wed
31 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C
Sat
33 °C
Sun
15 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?