Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të përvjetorit të 25 të kolonel Ahmet Krasniqit.
Propozimi për të nderuar Krasniqin erdhi nga shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pasi që është dakorduar me të gjitha grupet e Kuvendit.
Këtë vit u bënë 25 vjet nga vrasja e Ahmet Krasniqit, ministrit të parë të mbrojtjes së Kosovës, nga Qeveria e asaj kohe që vepronte në ekzil.
Kolonel Ahmet Krasniqi, u vra në mes të Tiranës në 21 shtator të vitit 1998, pak para mesnate. Ndërsa 25 vjet nga kjo ditë kjo ngjarje është rrethuar misteri se kush e kreu atentatin ndaj Krasniqit, e për këtë fakt ende nuk ka asnjë të dënuar pavarësisht kohës së gjatë.