Sot me fillimdo të mbahet seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët do të votojnë për Qeverinë e re të propozuar nga mandatari Albin Kurti.
Kjo është dita e fundit e mandatit që presidentja Vjosa Osmani i ka dhënë Kurtit për të prezantuar kabinetin qeverisës dhe programin e tij.
Për formimin e ekzekutivit të ri kërkohen 61 vota pro.
Nëse Qeveria nuk arrin të marrë mbështetjen e nevojshme, Albin Kurti do të hyjë në histori si mandatari i parë që nuk ka arritur të formojë qeverinë, pasi në të gjitha proceset e mëparshme mandatarët janë zgjedhur me shumicë votash që në herën e parë.
Presidentja Osmani ka bërë të ditur se në rast të dështimit të sotëm, ajo brenda dhjetë ditëve do t’i ftojë partitë politike për të parë nëse ndonjëra mund të sigurojë 61 votat e kërkuara.
Nëse as përpjekja e dytë nuk rezulton me sukses, Kushtetuta e detyron atë të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda 40 ditëve.


