Po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës me 30 pika në shqyrtim, të cilat janë të papërfunduara nga seancat e 8 dhe 14 shkurtit.
Me 63 vota për, Kuvendi i Kosovës i ka dhënë dritën jeshile projektligjin për shtetësinë e Kosovës.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla digjitalizimi është një nga karakteristikat e këtij projektligji.
“Në kohën e rritjes së lëvizshmërisë qytetare, ligji për shtetësinë e Kosovës afirmon të drejtën në shtetësi të shumëfishtë. Ky projektligj parasheh fitimin e shtetësisë me kritere të lehtësuara në raport me kohëzgjatjen e kërkuar për personat e pajisur me lejeqëndrim të përhershëm për rrethana të jashtëzakonshme, gjë që adreson dhe lehtëson shtetësinë edhe për qytetarët e Preshevës”, ka thënë ai.


