KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kuvendi miraton me 93 vota për marrëveshjen për programin IPA 2020
Politikë

Kuvendi miraton me 93 vota për marrëveshjen për programin IPA 2020

Kosova News
Kosova News 14:01 -24/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Me  93 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, është votuar projektligji për ratifikimin e Amendamentit Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020.

Kryeministri i Kosovës prezantoi projektligjin dhe shpjegoi arsyet e ndryshimeve në marrëveshje.
“Qëllimi i amendamentimit të kësaj marrëveshjeje është zgjatja e afatit kohor për kontraktimin e projekteve edhe për tre vite shtesë. Kjo kohë është e nevojshme, pasi nga vonesat një nga projektet ka mbetur pa u kontraktuar. Afati kontraktual i projekteve të IPA 2020 ka qenë tre vite nga hyrja në fuqi e marrëveshjes financiare origjinale, të nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, përkatësisht më 3 shtator 2024. Projekti i ndikuar nga ky amendament është projekti i ngrohjes qendrore të Prishtinës, me vlerë prej 17.6 milionë euro, të cilat ofrohen si grant nga fondet IPA”, tha ai.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ngriti shqetësime lidhur me nivelin e shpenzimit të mjeteve.

“Qeveria e Republikës së Kosovës besoj që duhet të gjejë mënyrën se si ta rregullojë shpenzimin më të shpejtë të këtyre mjeteve. Nëse i referohemi raporteve, del që shpenzimi nga ky financim është në nivele mjaft të ulëta. I kuptoj kompleksitetin e procedurave, por megjithatë ne duhet të ndërtojmë kapacitete shtesë, të reja, qofshin ato brenda Kryeministrisë apo Ministrisë së Financave.

- Reklamë -

Aktualisht, siç është dhe siç ka qenë, gjithmonë ka pasur vështirësi në shfrytëzimin e këtyre mjeteve. Dhe për ta përfunduar, realisht po, këto kanë qenë mjete të ndikuara nga masat e Bashkimit Evropian, mirëpo shtrohet edhe pyetja: a kemi pasur faj pse janë këto masa dhe pse i humbëm dy vjet? Përndryshe, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës e mbështet këtë marrëveshje dhe sigurisht se do t’i mbështesë edhe marrëveshjet tjera që kërkojnë dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sepse janë në interes dhe dobi të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, tha Hamza.

Shefja e Grupit Parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, konfirmoi mbështetjen e subjektit të saj për marrëveshjen.

“Normalisht që LDK-ja ka mbështetur të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë në interes të qytetarëve, posaçërisht këto që janë asistencë për projektet zhvillimore dhe komunale në Kosovë”, tha ajo.

Deputetja Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjithashtu shprehu mbështetjen e partisë së saj.
“Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ashtu siç është deklaruar prej fillimit, do t’i përkrahë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. Normalisht që edhe në komisionin parlamentar e kemi përkrahur këtë marrëveshje dhe do ta përkrahim edhe sot“, tha ajo

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Policia jep detaje për vdekjen e dy personave  nga Kosova në Shëngjin

Komiteti i PE-së: Kriza politike në Kosovë mund të rezultojë me humbje financiare

Kosova News 24/04/2026 24/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?