Në vazhdimin e njëmbëdhjetë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kuvendi mbajti 1 minutë heshtje për nder të 5 majit Ditës së Dëshmorëve.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish insistojë që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të ndodh përmes votimit të fshehtë.
Ai kërkoi nga partitë politike të propozojnë emrat për formimin e komisionit verifikues, mirëpo PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK dhe Nisma u shprehën kundër ndryshimit të formës së votimit të kryeparlamentarit.
Në sallën plenarë ishin të pranishëm 111 deputetë.