KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hekurani për letrën ndaj Abdixhikut: Jemi të gatshëm për të zgjidhur ngërçin politik
Politikë

Hekurani për letrën ndaj Abdixhikut: Jemi të gatshëm për të zgjidhur ngërçin politik

Kosova News
Kosova News 12:54 -05/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati deklaroi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka ftuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për marrëveshje politike.

Ai tha se kjo ftesë vjen pas dy refuzimeve të Abdixhikut, për çka shtoi se janë të gatshëm që të gjejnë mënyra për të dalë nga kjo situatë, shkruan KosovaPress.

Murati foli para mediave pas dështimit të serishëm për zgjedhjen e kryeparlamentarit, për çka tha se presin përgjigjen e LDK-së.

“Kemi parë që dy ftesat e para sa i përket konstituimit të Kuvendit janë refuzuar, madje s’ka pasur pjesëmarrje as në takim. Kësaj radhe për faktin që ka pasur deputetë nga LDK që janë deklaruar se për të pasur një bashkëpunim të tillë nuk mjafton vetëm konstituimi i Kuvendit, por duhet të ketë një dakordim politik, ka rrjedh edhe ftesa e kryeministrit Kurti drejtuar Lumir Abdixhikut, i cili fton për të diskutuar për bashkëpunim politik në mënyrën si ata po pretendojnë dhe po e shohin se në qoftë se mënyrat tjera janë të pamundshme, ne jemi të gatshëm si fitues të zgjedhjeve që të gjejmë mënyra”, deklaroi ai.

Murati tha se disa deputetë të LDK-së janë për marrëveshje politike.

“Kanë qenë deklarata publike besoj të disa deputetëve, më shumë se një, kanë qenë deklarata publike ju si media mund t’i keni arkivat… Ne kemi dëgjuar të kundërtën nga disa deputetë të LDK-së, por mund t’i pyesni ata”, shtoi ai.

Pas dështimit të seancës, Murati akuzoi sërish partitë opozitare për bllokim, ndërkaq për deputetët e Listës Serbe tha se nuk u ngritën në këmbë për të respektuar ditën e dëshmorëve.

“Besoj e patë edhe një herë që partitë të cilat po vazhdojnë ta bllokojnë konstituimin e Kuvendit duke mos marrë pjesë në votim ishin PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe. Ajo çfarë vlen të thuhet kësaj radhe është ajo që e pamë, besoj ishit dëshmitarë edhe ju që edhe gjatë mbajtjes së një minuti heshtjeje, deputetët e Listës Serbe nuk u ngritën fare në këmbë për të respektuar ditën e dëshmorëve. Po të varej prej neve siç e kemi thënë edhe më herët, Lista Serbe nuk do të ishte fare në Kuvend. Kur ne kemi kërkuar që të mos certifikohet si subjekt politik për zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk e kemi pasur mbështetjen e partive të tjera. Ata kanë munguar në atë seancë duke pamundësuar kuorumin për të votuar mos certifikimin e Listës Serbe. Dhe si pasojë e kësaj i kemi sot në Kuvend, pra një grup politik i cili nuk e pranon dhe njeh Republikën e Kosovës, për më tepër refuzon edhe të bëhet pjesë e nderimit të dëshmorëve”, u shpreh ai.

Gjithashtu lexoni:

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kosova News 05/05/2025 05/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?