Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare këtë javë, një të re dhe një për të shqyrtuar pikat e pa përfunduara.
Kështu ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja i cili tha se këtë javë ka gjasa që Kuvendi të vazhdojë punimet edhe ditën e premte.
“Këtë javë Kuvendi do të ketë një punë intensive, të mërkurë, të enjten e me gjasë edhe të premten do të trajtohen që kanë mbetur nga pikat paraprake dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Gjithashtu patëm dakordim që këtë javë të kemi një seancë sa i përket pyetjeve parlamentare të deputetëve”.
Në ketë rast, Muja ka kërkuar votat e opozitës për marrëveshjet ndërkombëtare, ndërsa pohoi se është vërejtur një tendencën e tri partive parlamentare në Kuvend kundër këtyre marrëveshjeve.
Madje ai tha se opozita nuk asnjë arsyeje që mos të votojë për tri marrëveshje shumë të rëndësishme që tash janë në rend dite.
“Në të kaluarën ka pasur një praktikë të mirë të votimit të marrëveshje ndërkombëtare. Nuk e di se si mendojë të bëjnë këtë. Marrëveshjet kërkojnë 2/3 e votave. Tash i kemi tri marrëveshje ndërkombëtare të rëndësishme, ndër to është linja hekurudhore 10, e dyta është ngrohja qendre e Prishtinës dhe e treta është rrjeti energjetik, apo investimi i Qeverisë gjermane për KOSTT-in. Këtu nuk kemi asgjë politike në kushte normale nuk do të duhej të kishte mospajtim. Kemi vërejtur një tendencë nga opozita, nuk i votojnë pa dhënë ndonjë arsye pse nuk i votojnë”.


