KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kuvendi i Kosovës përfaqësohet në Komitetin e Përhershëm të APKE-së
Politikë

Kuvendi i Kosovës përfaqësohet në Komitetin e Përhershëm të APKE-së

Kosova News
Kosova News 14:21 -25/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës për herë të parë është bërë pjesë në Komitetin e Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që është mbledhur sot në Reykjavik të Islandës.

Në mesin e 60 anëtarëve që janë mbledhur, Kosova po përfaqësohet nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, njofton KosovaNews.

Kjo pjesëmarrje shënon herën e parë që delegacioni i Kuvendit të Kosovës përfaqësohet në një takim të këtij niveli, që kur ka filluar të marrë pjesë në aktivitetet e kësaj organizate.

Pritet që takimin të hapë presidenti i APKE-së, Tiny Kox, duke pasuar me një fjalim mirëseardhjeje nga Alþingi Birgir Ármannsson, kryetar i Parlamentit të Islandës.

Po ashtu në orët e pasdites, pjesëmarrësve pritet t’i drejtohet edhe Bordis Kolbrun Reykfjoro Gylfadottir, ministre e Punëve të Jashtme dhe Kryesuese e Komitetit të Ministrave.

Islanda ka marrë kryesimin e kësaj organizate që nga ky muaj dhe do ta mbajë deri në maj të vitit të ardhshëm.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, do të organizohet një aktivitet mbi “Dhunën Digjitale ndaj Grave”.

Parlamentarët gjithashtu do të zhvillojnë një debat për çështjet aktuale mbi “Përshkallëzimin në luftën e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës”. Ata pritet që të miratojnë një deklaratë për Samitin e 4-të të krerëve të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, i cili do të mbahet në Reykjavik, më 16-17 maj 2023.

Gjatë këtij takimi do të diskutohet edhe për rolin e Këshillit të Evropës si një gur themeli i arkitekturës politike Evropiane, mbrojtjen e demokracisë gjatë krizave shëndetësore, ndikimin e pandemisë Covid-19 në hapësirën e shoqërisë civile dhe mbi popullimin e burgjeve – ofrimin e sigurt të kujdesit shëndetësor, vlerësimin e partneritetit për demokraci në lidhje me Parlamentin e Jordanisë, si dhe raportet rreth vëzhgimit ë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Bosnje e Hercegovinë dhe Bullgari.

Komiteti i Përhershëm i APKE-se përbëhet nga Presidenti dhe nënkryetarët e APKE-se, kryetarët e grupeve politike, kryesuesit e delegacioneve kombëtare dhe kryetarët e komiteteve, me rreth 60 parlamentarë nga 46 shtete anëtare të Këshillit të Evropës, si dhe nga Kosova, e cila tashme ka aplikuar për anëtarësim të plotë në këtë organizatë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia

Raporti i Këshillit të Evropës: Kosova ka përparuar, por sfidat për lirinë e medias mbeten

Ambasadori gjerman: Institucionet të formohen sa më shpejt, të shmanget një tjetër pasiguri

Rrustemi: Presidenti dhe Qeveria janë procese të ndara, por mund të ndërlidhen nëse ka vullnet politik

Komuna e Podujevës furnizohet me kompjuterë të rinj, kontrata rreth 9.7 mijë euro

Kosova News 25/11/2022 25/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
77%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
33 °C
Wed
25 °C
Thu
28 °C
Fri
16 °C

Lajmet e Fundit

7 vjet burg për të akuzuarin për vjedhje të rënda në argjendari në Prizren
15:55 -20/07/2026
Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia
15:28 -20/07/2026
Dështon të mbahet seanca fillestare për barrikadat në veri
14:40 -20/07/2026
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare
14:21 -20/07/2026
Raporti i Këshillit të Evropës: Kosova ka përparuar, por sfidat për lirinë e medias mbeten
13:49 -20/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?