KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kuvendi i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme
Politikë

Kuvendi i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme

Kosova News
Kosova News 13:06 -21/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, ka mbajtur të hënën seancë të jashtëzakonshme, e cila është ftuar nga opozita, me një pikë të rendit të ditës “diskutim rreth informatave që Komuna e Gjilanit ka dërguar në Institutin GAP lidhur me mbajtjen e premtimeve të Kryetarit të Komunës”, me pjesëmarrje vetëm të partive opozitare (LDK-PDK-AAK-Vatra dhe të një asambleisti të VV-së).

Pretendimet e opozitës se “Komuna ka dërguar informata të gabuara në Institutin GAP” i ka paraqitur në emër të grupit të LDK-së, Gentrit Murseli, i cili tha se nga viti i kaluar ka pasur informacione se vartësit e kryetarit të Komunës do t’i dërgojnë këto informata. 

Pas publikimit të raportit në vitin 2024, ai tha se ka vlerësuar se s’ka pasur një verifikim profesional nga ana e këtij Instituti, lidhur me premtimet që konsiderohen të përmbushura, gjysmë të përmbushura dhe të filluara. 

“Janë së paku 20 premtime që kryetari i Komunës dhe vartësit e tij kanë dërguar informacione të gabuara në GAP e këta të fundit nuk kanë bërë një verifikim profesional”, tha Murseli.

Kurse Bujar Nevzati, shef i këshilltarëve të PDK-së në Kuvend, tha se askush nuk beson që janë realizuar 80 për qind e premtimeve të kryetarit të Komunës.

Ndërkaq Ismajl Kurteshi nga VV tha se sot do të ishte mirë që sot të ftohej GAP-i, pasi LDK ka filluar vërejtjet nga ky institut.

“Përndryshe, unë e përkrah çdo çështje që këshilltarët komunalë vlerësojnë se duhet ta ngrisin në Kuvendin e Komunës në interes të qytetarëve”, tha ai.

Nazim Gagica, shef i grupit të AAK-së, ka vlerësuar se seancat e jashtëzakonshme do të duhej të thirreshin për një çështje më të madha se kjo e GAP-it, derisa ka shtuar se nuk ka gjetje më të mirë se vlerësimet e qytetarëve.

“Nëse këto të dhëna janë njëburimore, GAP do të duhej të dalë në terren për verifikim”, theksoi Gagica.

Në fund, kuvendarët prezentë, në përjashtim të asambleistit të VV-së i cili ka abstenuar, kanë votuar ka një rekomandim të Kuvendit Komunal për “rivlerësimin e të dhënave të dërguara nga Zyra e kryetarit lidhur me vlerësimin e premtimeve”.

Ndërkohë, kuvendarët e Gjilanit, në seancën e rregullt, kanë miratuar Projekt rregulloren e re për ndarjen e bursave, e cila ka qenë iniciativë e Ismajl Kurteshit (VV), kërkesën e këshillit të fshatit Zhegër për ndarjen e parcelës për ndërtimin e Memorialit të martirëve të vitit 1999, kërkesën e banorëve të fshatit Goden për identifikimin e varezave të banorëve të këtij fshati në Vrapçiq, të prezantuara nga Muhadin Haziri (LDK), përkatësisht Imran Haziri (LDK). 

Kuvendi ka diskutuar edhe për rritjen e kujdesit institucional për grupet e margjinalizuara, të cilët kanë nevojë për përkrahje, e të cilët kanë nevojë për integrim në shoqëri.

Gjithashtu lexoni:

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kosova News 21/10/2024 21/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?