KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kuvendi e ratifikoi marrëveshjes 236.7 milionë dollarëshe me MCC-në
Politikë

Kuvendi e ratifikoi marrëveshjes 236.7 milionë dollarëshe me MCC-në

Kosova News
Kosova News 13:10 -28/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës me 89 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim e ka ratifikuar Projektligjin për Marrëveshjen e Kosovës me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për projektin Kompakt për energji, e cila u nënshkrua dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në prezantimin e këtij Projektligji, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi theksoi se Programi Kompakt paraqet investimin më të madh në sektorin energjetik që nga paslufta si dhe është shtyllë e vazhdimit të marrëdhënieve strategjike dhe përherë më të fuqishme me ShBA-të.

Votimit i parapriu edhe një debat parlamentar, ku folën ata nga opozita e pozita.

Marrëveshja e nënshkruar të mërkurën në Uashington, nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe drejtoresha ekzekutive e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, ka vlerë të përgjithshme prej 236.7 milionë dollarësh, derisa përqendrohet në projekte të energjisë.

Kryeministri Albin Kurti e publikoi marrëveshjen e nënshkruar në ShBA

Programi Kompakt përbëhet prej dy projektesh dhe konsiderohet si investimi më i madh i Qeverisë amerikane në Kosovë.

MCC-ja mëton që me këtë program të ulë varfërinë në Kosovë përmes rritjes ekonomike, pasi vlerësohet se furnizimi jo i qëndrueshëm energjetik e pengon rritjen ekonomike.

Granti pesëvjeçar parasheh 202 milionë dollarë mjete direkte nga Qeveria amerikane, ndërsa pjesa tjetër e investimeve do të mbulohet nga Qeveria e Kosovës.

Sipas drejtoreshës së MCC-së për Kosovën, Sarah Olmstead, prokurimi i parë për projektet e Programit Kompakt pritet të nisë pas dy vjetësh.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se me nënshkrimin e Programit Kompakt, rikonfirmohet gatishmëria e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Kosovën që të avancojë ekonomikisht dhe të ketë zhvillim të qëndrueshëm.

E para e shtetit, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë qenë të pranishëm në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes.

Gjithashtu lexoni:

Arsim Ademi, kandidat i VV-së për kryetar të Vitisë

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

Qeveria ndan rreth 626 mijë euro për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Kurti: Serbia po mobilizon grupe për një tubim masiv për Vidovdanin në Kosovë

Qeveria ndan katër milionë euro për policen e sigurimeve në kufij për mërgimtarët

Kosova News 28/07/2022 28/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Raphinha befason me deklaratën për transferimin e mundshëm të Williams tek Barcelona
20:58 -27/06/2025
Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshje paqeje në një ‘pikë kthese’ pas viteve të luftës
20:32 -27/06/2025
Zyrtarë policorë ia shpëtojnë jetën një personi
19:56 -27/06/2025
SBASHK-u – mësimdhënësve: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës
19:30 -27/06/2025
Arsim Ademi, kandidat i VV-së për kryetar të Vitisë
18:58 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?