KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kushtetuesja shpall të papranueshme kërkesën e Osmanit për emërimin e anëtarëve të KQZ-së
Politikë

Kushtetuesja shpall të papranueshme kërkesën e Osmanit për emërimin e anëtarëve të KQZ-së

KosovaNewss
KosovaNewss 19:00 -30/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kushtetuesja shpall të papranueshme kërkesën e Osmanit për emërimin e anëtarëve të KQZ-së

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të papranueshme kërkesën e presidentes Vjosa Osmani për sqarimin lidhur me çështjen e emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Osmani kishte kërkuar vlerësimin e “konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese sipas nenit 113 (3) (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, përkatësisht në mes të parashtrueses së kërkesës dhe “grupeve parlamentare si trupa të Kuvendit të Republikës së Kosovës” në ndërlidhje me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ajo po ashtu kishte kërkuar nga Kudshtetuesja të vendosë masë të përkohshme në zbatimin e afateve ligjore lidhur me fillimin e mandatit të një anëtari të KQZ-së, që nuk ishte emëruar për shkak të paqartësive kushtetuese.

- Reklamë -

Kushtetuesja ka shpallur kërkesën e Osmanit të papranueshme. Ka refuzuar edhe kërkesën për masën e përkohshme.

Dilema kushtetuese, siç kishte thënë kabineti i presidentes Osmani para disa dite, ishte për shkak se partitë kanë bërë më shumë propozime sesa që parasheh Kushtetuta. Dhe lidhur me këtë çështje iu drejtua Kushtetueses.

Kushtetuesja ka thënë se për pranimin e kërkesës duhet plotësuar tri kushte të nivelit kushtetues: konflikti të ngrihet nga njëra nga tri palët e autorizuara; çështja të ngrihet për një “kompetencë kushtetuese” të caktuar me Kushtetutë për njërën nga tri palët e autorizuara; dhe, të ketë një “konflikt” (shih rastet e Gjykatës: KO131/18, parashtrues: Presidenti i Republikës së Kosovës, Aktvendim për papranueshmëri i 6 marsit 2019, paragrafi 92; KO181/18, parashtrues: Presidenti i Republikës së Kosovës, Aktvendim për papranueshmëri i 13 qershorit 2019, paragrafi 58; dhe KO88/21, parashtrues: Presidentja e Republikës së Kosovës, Aktvendim për papranueshmëri i 2 korrikut 2021, paragrafi 65).

Ndonëse vlerëson se kriteri i parë është plotësuar. Kushtetuesja ka vlerësuar se kriteri i dytë nuk është plotësuar, pasi ka thënë se kompetenca e presidentes për emërimin e anëtarëve të KQZ-së nuk është përcaktuar me Kushtetutë, por me Ligjin për zgjedhje.

“Gjykata vëren se neni 84 Kompetencat e Presidentit] dhe paragrafët 3 dhe 4 të nenit 139 (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve) të Kushtetutës, përcaktojnë kompetencën kushtetuese të Presidentes për emërimin e Kryesuesit të KQZ-së dhe mënyrën e emërimit të anëtarëve të këtij të fundit, por kompetenca e Presidentes për emërimin e anëtarëve të KQZ-së nuk është e përcaktuar me Kushtetutë, por vetëm me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, përkatësisht me paragrafin 6 të nenit 61 të tij. Duke marrë parasysh që konflikti i kompetencave, në rrethanat e rastit konkret, është ngritur përkitazi me një kompetencë të Presidentes dhe e cila nuk është përcaktuar me Kushtetutë, por me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, Gjykata, bazuar në pikën 1 të paragrafit 3 të nenit 113 të Kushtetutës dhe praktikës së saj gjyqësore thekson se konflikti i kompetencave nuk është ngritur përkitazi me “kompetenca kushtetuese” të Presidentes dhe për pasojë, nuk është plotësuar kriteri i dytë kushtetues në kontekst të ngritjes së “konfliktit të kompetencave kushtetuese” për Presidentin, Kuvendin dhe/ose Qeverinë. (shih, rastin KO88/21, cituar më lart, paragrafi 72)”, thuhet në aktgjykimi ne Kushtetueses.

Kushtetuesja ka thënë se edhe po të plotësohej kushti i dytë, ka konstatuar se kushti i treti nuk është plotësuar, që kërkohet të ketë një “konflikt” lidhur me kompetencat në fjalë.

“Megjithatë, edhe me supozimin se do të plotësohej kushti i dytë, i përcaktuar më lart, që “çështja të ngritët për një kompetencë kushtetuese të caktuar me Kushtetutë për njërën nga tri palët e autorizuara”, Gjykata vlerëson se në rrethanat e rastit konkret, nuk është plotësuar as kushti i tretë, që kërkohet që të ketë një “konflikt” lidhur me kompetencat në fjalë. Kjo pasi, në rrethanat e rastit konkret, pavarësisht se grupet parlamentare kishin propozuar më shumë anëtarë për KQZ-në, se sa numri që është përcaktuar me Kushtetutë, as grupet parlamentare, e as Kuvendi si pushtet legjislativ dhe si palë e mundshme në “konflikt”, nuk e kanë kontestuar kompetencën e Presidentes për të emëruar anëtarët e KQZ-së, kompetencë e cila, nëpërmjet Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, qartësisht i është përcaktuar Presidentit/es. Prandaj, anëtarët e KQZ-së duhet të emërohen, bazuar në kompetencat e përcaktuara në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, dhe gjithmonë sipas kritereve të përcaktuara në paragrafin 4 të nenit 139 të Kushtetutës. Rrjedhimisht, në vlerësimin e Gjykatës në rrethanat e rastit konkret, Presidentja e Republikës, ndonëse është palë e autorizuar që të ngritë çështje të konfliktit të kompetencave kushtetuese në mes të saj dhe Kuvendit, nuk ka ngritur para Gjykatës konflikt të “kompetencave kushtetuese”, sipas përcaktimeve të nënparagrafit 1 të paragrafit 3 të nenit 113 të Kushtetutës, dhe për pasojë, Gjykata shpall kërkesën e Presidentes së Republikës së Kosovës të papranueshme”, thuhet në aktgjykim.

Duke marrë parasysh se kërkesa është vlerësuar e papranueshme, është refuzuar edhe kërkesa për masë të përkohshme.

“Në këtë kontekst, marrë parasysh që Gjykata veçse ka vlerësuar se kërkesa është e papranueshme, Gjykata thekson se është i panevojshëm shqyrtimi i mëtejmë i kërkesës për masë të përkohshme dhe rrjedhimisht kërkesa për masë të përkohshme duhet të refuzohet (shih, rastin e Gjykatës KO88/21, cituar më lart, paragrafët 74-77)”, thuhet në agjykim.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Policia jep detaje për vdekjen e dy personave  nga Kosova në Shëngjin

Komiteti i PE-së: Kriza politike në Kosovë mund të rezultojë me humbje financiare

KosovaNewss 30/03/2026 30/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?