KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes, miraton padinë e parashtruesit të kërkesës për vërtetim të pronësisë kundër APK-së
Lajme

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes, miraton padinë e parashtruesit të kërkesës për vërtetim të pronësisë kundër APK-së

Kosova News
Kosova News 10:22 -18/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin KI241/23,të parashtruar nga Salih Salihi, në të cilin është kërkuar vlerësimi i kushtetutshmërisë sëAktvendimit [Rev. nr. 269/2023] të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 27 korrikut 2023.Gjykata njëzëri vendosi që (i) të shpallë kërkesën të pranueshme; (ii) Aktvendimi [Rev. nr.269/2023] i Gjykatës Supreme të Kosovës i 27 korrikut 2023 nuk është në përputhshmërime nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje menenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;(iii) Aktvendimi [Rev. nr. 269/2023] i Gjykatës Supreme të Kosovës i 27 korrikut 2023 tëshpallet i pavlefshëm dhe të kthehet në rivendosje në pajtim me Aktgjykimin e Gjykatës; dheqë (iv) të refuzojë kërkesën për moszbulim të identitetit.Rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me padinë e parashtruesit të kërkesës për vërtetim tëpronësisë kundër Agjencisë Pyjore të Kosovës, i cili ka kërkuar vërtetim të së drejtës sëpronësisë për ngastrën kadastrale në vendin e quajtur “Zabeli i Kronit”, në fshatin Prapashticë, komuna e Prishtinës si dhe lirimin e së njëjtës nga e paditura, për të cilënparashtruesi i kërkesës pretendon se është pronar në bazë të trashëgimisë.

Gjykata Themelore ka refuzuar padinë e parashtruesit të kërkesës, me arsyetimin se nuk e kabërë të besueshme me prova materiale se i njëjti ka qenë pronar i paluajtshmërisë.

Kundërkëtij Aktgjykimi, parashtruesi i kërkesës dorëzoi ankesë në Gjykatën e Apelit, të cilën kjo efundit e refuzoi si të pabazuar, me arsyetimin se vendimi i Gjykatës Themelore nuk ishtepërfshirë në shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore e as në shkelje tjeratë procedurës.

Parashtruesi i kërkesës parashtroi revizion në Gjykatën Supreme dukekërkuar që çështja të kthehet në rigjykim në shkallë të parë, e cila e hodhi si të palejuarrevizionin, me arsyetimin se parashtruesi nuk kishte përcaktuar vlerën e kontestit andaj,sipas praktikës gjyqësore, Gjykata Supreme kishte marrë për bazë lartësinë në të cilën ishtepaguar taksa gjyqësore.

Në këtë rast, Gjykata Supreme është bazuar në shumën prejpesëmbëdhjetë (15) euro të paguara me rastin e paraqitjes së padisë nga parashtruesi ikërkesës, e cila shumë përkon me kontestet në vlerë deri në 1,000.oo (njëmijë) euro. Andaj,Gjykata Supreme konstatoi se vlera e kontestit është nën shumën prej 3,000.00 (tremijë)euro dhe gjeti se revizioni është i palejuar.

Në vijim, Aktgjykimi sqaroi se në kërkesën e tij dorëzuar në Gjykatë, parashtruesi i kërkesëspretendoi që përmes aktvendimit të kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë themeloretë garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 46[Mbrojtja e Pronës] dhe nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës.Në vlerësimin e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata fillimisht sqaroi se ufokusua ekskluzivisht në çështjen e shkeljes së mundshme të nenit 31 të Kushtetutës, nëlidhje me paragrafin 1 të nenit 6 të KEDNJ-së, në kontekstin e shkeljes të së drejtës për“qasje në gjykatë”, përkatësisht nëse lëshimet procedurale të gjykatave të rregullta kanëpasur ndikim në hedhjen poshtë si të palejuar të kërkesës për revizion të parashtruesit tëkërkesës nga Gjykata Supreme, për arsye se kjo e fundit, kur vendosi për lejueshmërinë erevizionit, mori një qasje formaliste, duke mos marrë parasysh lëshimet e mundshmeprocedurale të gjykatave të shkallës më të ulët.

Në këtë drejtim, Gjykata vlerësoi se thelbi iankesës kushtetuese kishte të bëjë me çështjen nëse Gjykata Supreme, në rrethanat e rastitkonkret, duke e deklaruar revizionin e parashtruesit të kërkesës të palejuar, ka zbatuarformalizëm të tepruar, duke pamundësuar gjykimin e thelbit të çështjes që ndërlidhej mevërtetimin e të drejtës së pronësisë.

Bazuar në të lartcekurat dhe në vlerësimin nëse e drejta e parashtruesit të kërkesës për qasjenë Gjykatën Supreme është cenuar, Gjykata (i) elaboroi parimet e përgjithshme të së drejtëspër qasje në gjykatë, të zhvilluara përmes praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për tëDrejtat e Njeriut dhe të afirmuara përmes praktikës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese,përfshirë këtu edhe (ii) parimet dhe kriteret e zhvilluara nga Gjykata Evropiane për të Drejtate Njeriut që ndërlidhen me kufizimin ratione valoris për qasje në gjykata të shkallës më tëlartë, (iii) për të vazhduar me aplikimin e këtyre parimeve dhe kritereve në rrethanat e rastitkonkret.

Aktgjykimi i Gjykatës në mënyrë specifike iu referua parimeve dhe kritereve të vendosura nërastin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rastin Zubac kundër Kroacisë, përmestë cilit kjo e fundit kishte zhvilluar një test specifik në kuptim të kriterit të proporcionalitetittë kufizimit të qasjes në gjykatat e shkallës më të lartë, si rezultat i pragut ratione valoris.

Në aplikimin e kritereve që ndërlidhen me pragun ratione valoris, Gjykata, në rrethanatspecifike të rastit konkret, vlerësoi (i) kriterin e parashikueshmërisë së kufizimit përmespragut ligjor, duke vlerësuar nëse praktika gjyqësore e Gjykatës Supreme është konsistentedhe e qartë në lidhje me lejueshmërinë e revizionit; pastaj (ii) nëse kufizimi i qasjes nëGjykatën Supreme mund t’i atribuohet gabimit të parashtruesit të kërkesës; si dhe (iii) nëseGjykata Supreme gjatë interpretimit dhe zbatimit të dispozitave ligjore në fuqi, qëndërlidheshin me pragun e lejueshmërisë së revizionit, kishte zbatuar formalizëm të tepruar.Në vazhdim, Aktgjykimi sqaron se nuk është kontestuese kompetenca e Gjykatës Supreme, e përcaktuar me ligj, që para vlerësimit të kërkesës për revizion në merita të shqyrtojëlejueshmërinë e revizionit në kuptim të pragut ratione valoris, bazuar në nenin 211 të LPK-së.

Megjithatë, Gjykata theksoi se thirrja e Gjykatës Supreme në dispozitën ligjore tëparagrafit 3 të nenit 211 të LPK-së dhe dhënia e arsyetimit pa shqyrtimin paraprak tëlëshimit të mundshëm procedural, se “Revizioni nuk lejohet në kontestet pasurore-juridikenë të cilat kërkesëpadia nuk ka të bëjë me kërkesat në para, me dorëzimin e sendit apo mepërmbushjen e ndonjë premtimi tjetër, po që se vlera e objektit të kontestit e treguar nëpadinë e paditësit nuk e kalon shumën prej 3.000 Euro”, përbën formalizëm të tepruar nëinterpretimin e rregullave ligjore, sidomos për arsye se Gjykata Supreme nuk ka marrëparasysh nenin 36 (Pa titull) të LPK-së.Gjykata në fund konstatoi se Aktvendimi i kontestuar [Rev. nr. 269/2023] i 27 korrikut 2023i Gjykatës Supreme shkel të drejtat kushtetuese të parashtruesit të kërkesës, të garantuarame paragrafin 1 të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës,në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 [E drejta për një proces të rregullt] të KEDNJ-së. Gjykatagjithashtu theksoi se konstatimi i shkeljes së paragrafit 1 të nenit 31 të Kushtetutës në lidhjeme paragrafin 1 të nenit 6 të KEDNJ-së, vlen vetëm për rrethanat specifike të rastit konkretdhe ndërlidhet vetëm me të drejtën e qasjes në gjykatë, përkatësisht në Gjykatën Supreme,dhe në asnjë mënyrë nuk e paragjykon rezultatin e meritave të rastit

Gjithashtu lexoni:

Barduani i shkon në takim Maqedoncit, flasin për sigurinë

Sveçla dhe Božinović bisedojnë për marrëdhëniet Kosovë-Kroaci, në fushën e sigurisë

Arrestohet një shtetas i huaj në Prizren, kërcënoi policët

Moti sot me diell dhe vranesira të shperndara

Trump po shqyrton mundësinë që bashkë me Izraelin të sulmojnë centralet bërthamore të Iranit

Kosova News 18/06/2025 18/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit
14:46 -18/06/2025
Prizren: Arrestohet edhe një person lidhur me aksionin kundër degradimit të mjedisit
14:28 -18/06/2025
Gruaja goditet nga vetura në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, dërgohet në spital
14:05 -18/06/2025
Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë
13:42 -18/06/2025
Khamenei: Izraeli do të paguajë për gabimet e veta, Irani nuk dorëzohet
13:17 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?