KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kushtetuesja mban seancë dëgjimore për kontest pronësor në qendër të Prishtinës
Lajme

Kushtetuesja mban seancë dëgjimore për kontest pronësor në qendër të Prishtinës

Kosova News
Kosova News 15:04 -30/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka mbajtur sot seancë dëgjimore lidhur me çështjen pronësore për parcelën në qendër të kryeqytetit, për të cilën Afërdita Nura-Lama bashkë me motrat e saj po e kërkojnë të drejtën e pronës.

Sipas parashtrueseve të kërkesës, atyre po iu cenohet e drejta e pronës, andaj edhe po kërkojnë vlerësim të kushtetueshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Parashtrueset e kërkesës Afërdita Nura-Lama, Eufrozina Nura, Diana Nura – Sahatçiu dhe Servete Nura, pretendojnë se për njësinë e banimit u mor vendim brenda tri ditësh nga Komuna e Prishtinës për t’u rrënuar objekti dhe nuk iu dha vetëm atyre leje për rindërtim, me arsyetimin e planifikimit hapësinor.

Në nisje të seancës dëgjimore, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi tha se parashtrueset e kërkesës pretendojnë se u janë shkelur të drejtat e pronës, siç u shpreh ai “për shkak të refuzimit që kërkesa e tyre të regjistrohet në regjistrin kadastral si bashkëpronare në parcelën kadastrale”.

Parashtruesja e kërkesës, Afërdita Nura-Lama tha se trashëgimtarja e shtëpisë Melihate Deva-Nura nga Gjykata Komunale në Prishtinë ishte shpallur trashëgimtare e pronës në vitin 2005, por që Themelorja dhe Apeli janë bazuar në një dokument që nuk ka ekzistuar e që i takon vitit 2008.

Nura-Lama thekson se të gjitha shtëpitë përreth asaj prone janë lejuar të rindërtohen përveç shtëpisë së tyre, në të cilën më pas Komuna e Prishtinës ndërtoi parking për vetura.
Parashtruesja e kërkesës për kushtetueshmërisë, Afërdita Nura-Lama në gjykatore tha se këto zvarritje nuk do të ndodhnin po të mos ishin të gjitha trashëgimtaret femra. Nura-Lama pretendon se objekti i banimit është rrënuar pa u regjistruar dhe kjo më pas është përdorur si arsyetim edhe nga gjykatat e të gjitha shkallëve.

Zyrtarja e lartë ligjore në Komunën e Prishtinës, Rina Govori thekoi se Komuna e Prishtinë e ka njoftuar palën paditëse se objekti në parcelën në fjalë nuk ekziston. Por, ajo shton se nga komuna është kontestuar pronësia.

Përfaqësuesja ligjore e Komunës së Prishtinës tha se rrënimi ka ndodhur për shkak të rrezikshmërisë së objektit, i cili ka qenë i dëmtuar.

Nadir Shyqeriu nga Agjencia e Kadastrës e Kosovës tha se për t’u regjistruar një objekt në kadastër, së pari duhet të identifikohet fizikisht në terren. Në rastin konkret, kur gjeodeti i komunës ka shkuar në vendin ku pretendohej se ekzistonte një objekt, ka konstatuar se objekti nuk ekziston më.

Pretendimet e zyrtarit të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Vlerësim të Pronës se kanë vizituar këtë pronë në vitin 2008, i hodhi poshtë parashtruesja e kërkesës, Afërdita Nura-Lama. Ajo tha se objekti i banimit në fjalë nuk ka qenë aq i dëmtuar dhe nuk ka paraqitur rrezik.

Për palët e përfshira në këtë kontekst pronësor pyetje patën edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Anëtarët e Kushtetueses kërkuan dokumente shtesë brenda një periudhe 7 ditore nga të gjitha palët. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhat Rexhepi tha se vendimi për çështjen do të ofrohet me shkrim për të gjitha palët në ditët në vijim.
Nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Veton Demi tha se për këtë objekt banimi në vitin 2007 kanë pranuar kërkesë për të drejtën e pronësisë mbi pronën banesore.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Kolona te Dheu i Bardhë: Afro një orë pritje për hyrje në kufi

Kosova, drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në

KEDS-i gjobitet me 65 mijë euro për njehsorët e skaduar

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Kosova News 30/04/2025 30/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta
17:00 -25/07/2026
Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president
16:22 -25/07/2026
Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia
15:42 -25/07/2026
Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë
15:09 -25/07/2026
Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb
15:08 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?