KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kushtetuesja kërkon dokumentet e Komisionit për vettingun në drejtësi
Politikë

Kushtetuesja kërkon dokumentet e Komisionit për vettingun në drejtësi

Kosova News
Kosova News 12:22 -17/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komisionit Ad-hoc për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar, Kujtim Shala, në mbledhjen e mbajtur të premten ka njoftuar anëtarët e Komisionit, se pas pranimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese të drafamendamenteve kushtetuese për vettingun, Gjykata ka kërkuar nga Kuvendi që deri më 22 mars 2023 t’i dërgohen edhe disa dokumente të punës së Komisionit ad-hoc.

“Më 7 mars 2023 Gjykata Kushtetuese ka kërkuar nga sekretaria e Kuvendit që deri më datën 22 mars 2023 të dërgojë dokumentacionin përkatës të punës së Komisionit ad-hoc që ndërlidhet me punën e amendamenteve të propozuara. Duke iu referuar kësaj kërkese të Gjykatës Kushtetuese iu njoftoj se pas mbylljes së kësaj mbledhje sekretaria e Kuvendit do t’i dërgojë dosjen me këto dokumente: Procesverbalin e mbledhjes së komisionit 20 dhjetor 2022 transkripti i mbledhjes së datës 20 dhjetor 2022, procesverbali i mbledhjes 27 dhjetor 2022, transkripti i Komisionit të datës 27 dhjetor 2022”, ka theksuar Shala.

Amendamentet kushtetuese për procesin e vettingut janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese më 2 mars, nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Kushtetuesja pritet të vlerësojë nëse ato janë në përputhje me Kushtetutën.

Në mbledhjen e mbajtur të premten, Komisioni ka formuar edhe grupin punues për Projektligjin për kontrollin e integritetit të pozitave të caktuara në sistemin e drejtësisë.

Komisionit ad-hoc për vettingun në sistem të drejtësisë u dakorduan që grupi punues të ketë përbërjen e njëjtë me atë të grupit punues për analizimin e amendamenteve kushtetuese.

Kryetari i këtij Komisioni, Kujtim Shala, ka theksuar se më 3 mars 2023 Ministria e Drejtësisë iu kanë dorëzuar këtë projektligj të harmonizuar edhe me draftamendamentet kushtetuese por edhe me vlerësimet e Venecias.

Ai ka deklaruar se grupi punues do të analizojë se Projektligjin dhe do ta vlerësojë nëse është draft i konsoliduar për t’u proceduar më tutje.

“Më 3 mars 2023 grupi punuesi i Ministrisë së Drejtësisë i ka dorëzuar Kuvendit projektligjin e harmonizuar me draft amendamentet kushtetuese të miratuara nga Komisioni ad-hoc dhe në përputhshmëri me opinionin e Komisionit të Venecias. Në bazë të panit të punës së Komisionit ne sot do të formojmë në grup të punës për të shqyrtuar dhe vlerësuar nëse mund të merret si draft i konsoliduar pra drafti i këtij projektligji për të proceduar më tej sipas procedurave të përcaktuara sipas rregullores së Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai.

Në këtë mbledhje deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se ekziston mundësia që të kërkohet shtyrja e mandatit të Komisionit ad-hoc për vettingun në sistemin e drejtësisë.

Ai ka theksuar se e gjitha puna e këtij Komisioni varet edhe nga përgjigja e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne jemi të varur nga kthimi i përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese nuk mendoj unë të paktën se si Komisionin mund ta përmbyllim formalisht punën për sa kohë nuk e kemi vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese për draft-amendamentet e dorëzuar. Nuk mund ta përmbyllim as procesin e hartimit të projektligjit për sa kohë nuk e kemi përgjigjen nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese mund të bëjë konstatime të veta dhe mbase mund të detyrohemi të punojmë përsëri në draftamendemente, mandati kohor i këtij komisioni varet shumë nga përgjigja e Gjykatës Kushtetuese…mund të vije situata ose nevoja që me kërkuar nga seanca vazhdim të periudhës së angazhimit të këtij Komisioni për ta përmbyllur komplet punën”, ka deklaruar Rrustemi.

Gjithashtu lexoni:

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë

Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë

Zjarr në një fabrikë në Gjakovë

Kosova News 17/03/2023 17/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë
22:50 -29/07/2026
Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut
22:28 -29/07/2026
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona
21:38 -29/07/2026
Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?