KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kusari-Lila: Propozimet e opozitës për buxhet, promovim politik
Siguri

Kusari-Lila: Propozimet e opozitës për buxhet, promovim politik

Kosova News
Kosova News 18:35 -01/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Për punën e Kuvendit të Kosovës, kritikat që Raporti për Vendin i Komisionit Evropian ka renditur për Legjislativin, për mungesën e kuorumit e Komisionit Hetimor për rezervat që arriti të konstituohet në tentimin e tetë e për draftin e Asociacionit, nëse i njëjti duhet të diskutohet në Kuvendin e Kosovës, ka folur për “Info Plus”, shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila.

Lidhur me mungesën e kuorumit në Kuvendin e Kosovës, Kusari-Lila sqaroi se jemi ballafaquar edhe me bojkotin disamujor nga partitë politike opozitare, më konkretisht, PDK e AAK, në raport m votimet, në veçanti me ato për marrëveshjet ndërkombëtare.

“Para një muaji ka pasur një vendim qeveritar që përderisa nuk kthehen në  votime për marrëveshjet ndërkombëtare, të mos përgjigjen në pyetjet parlamentare”, deklaroi Kusari-Lila.

Ajo adresoi kritika ndaj partisë më të madhe opozitare, PDK-së për pengim të punës së Kuvendit, duke mos marrë pjesë në votime në çështjet që janë në interes të vendit dhe të qytetarëve.

E lidhur me kritikat që janë adresuar Kuvendit të Kosovës për mungesë kuorumi, shefja e GP të LVV-së tha se pranon përgjegjësinë për këtë çështje.

Ndërkaq lidhur me buxhetin, më konkretisht për projektet e propozuar nga opozita, Kusari-Lila e konsideron si përpjekje për të bërë promovim politik të deputetëve të zonave të caktuara, derisa shtoi se ato projekte të cilat dorëzohen në fund të vitit kalendarik, që të futen për vitin e ardhshëm, nuk kanë fizibilitet, nuk kanë vlerësim buxhetor, si dhe mungojnë disa procedura që janë të domosdoshme për t’u realizuar ato projekte.

Kusari-Lila: Parimisht kemi qenë kundër komisionit hetimor, sepse me të po merret hetuesia

Ndërsa lidhur me themelimin e Komisionit Hetimor,  Kusari-Lila shprehet se parimisht ka qenë kundër themelimit të këtij komisioni, ngase, sipas saj, me këtë çështje po merret hetuesia.

“Komisionin në fjalë tashmë është konstituuar, ndonëse me këtë çështje po merret Prokuroria e që, sipas Kusari-Lila, është një shpenzim të kohës dhe buxhetit të shtetit, asgjë më tepër”, deklaroi në “InfoPlus”, në RTK.

Ndërkaq për draft-statutin e Asociacionit, shefja e GP të LVV-së, deklaroi se para së gjithash ky është një draft e jo një dokument i finalizuar dhe se në negociata është ekzekutivi.

Ajo më tej tha se për dialogun është diskutuar në Kuvend shumë herë.  

“Dialogu do të vazhdojë dhe Kuvendi do të debatojë për këtë dhe do të kërkojë llogari nga qeveria”, vuri në dukej Kusari-Lila.

Ajo më tej theksoi se mungesa në qasje në draftin e Asociacionit ka krijuar huti të madhe në opinionin publik, por që, shtoi ajo, kjo ka qenë kërkesë ë ndërkombëtarëve që ky dokument të mbetet vetëm për palët në dialog.

“Nuk mund të ketë diskutim real për draftin e Asociacionit, pa u përfshirë edhe komentet e Qeverisë”, deklaroi Kusari-Lila.

Gjithashtu lexoni:

Ibishi: Hapja e urës mbi Ibër, e arritur e jashtëzakonshme për integrimin e veriut

PDK-ja i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Vozitësi godet katër vetura dhe një polic në Malishevë, disa persona të lënduar

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Aktgjykimi: Ish-ministri Shala ka qenë në dijeni kur e favorizoi biznesin e baxhanakut

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?