KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kusari-Lila: Projektligji për çmimet tavan do të dërgohet nesër në Qeveri
Politikë

Kusari-Lila: Projektligji për çmimet tavan do të dërgohet nesër në Qeveri

Kosova News
Kosova News 19:21 -25/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se sot, 25 mars, ka përfunduar drafti i projektligjit për çmimet tavan dhe se është i gatshëm për t’u dërguar në Qeveri.

Ajo ka theksuar se posa të fillojë puna e Kuvendit të Kosovës, ky projektligj do të dërgohet për miratim nga deputetët, me procedurë të përshpejtuar.

 “Sot ka përfunduar komplet drafti i projektligjit për çmimet tavan që i përfshin listat e të gjitha produkteve esenciale dhe shpresojmë të kemi mundësi vazhdimi të legjislaturës 10 dhe me procedurë të përshpejtuar do përcillet në Kuvend për miratim… Ligjin për vendosjen e çmimit tavan e kemi të gatshëm. Nesër me shkresën përcjellëse e dërgojmë për procedim të mëtutjeshëm nga Ministria. Është vlerësimi nga ZKM për vendosjen në rendin e ditës në Qeveri dhe menjëherë përcjellja në Kuvend”, ka thënë ajo në “60 Minuta”.

Derisa ka folur për çmimet e derivateve, Kusari-Lila ka thënë se deri në 30 për qind ka shkuar rritja e çmimit të derivateve në Kosovë që nga fillimi i luftës në Iran.

- Reklamë -

Ministrja ka shtuar se kriza me naftën në vend shihet si e përkohshme, derisa ka treguar se përgjatë 20 ditëve të marsit janë kryer 130 inspektime, e në tri subjekte janë identifikuar çmime më të larta se që parashihej nga vendimi për marzhën e fitimit.

“Prej 1 deri 20 mars janë kryer 130 inspektime, në veçanti në sektorin e derivateve që kanë përcjellë vendosjen e marzhës për çmimin tavan për derivatet e importuara. Deri tash nga raportet e pranuara, ka dalë se 3 subjekte kanë bërë shkelje të vendimit, çmim më të lartë. Ndaj tri subjekteve është iniciuar procedura e kundërvajtjes”, ka thënë ajo në “60 Minuta”.

Kusari-Lila u shpreh se rritja e çmimeve të derivateve në Kosovë është e pashmangshme, pasi është shtet importues dhe ndikohet drejtpërdrejt nga zhvillimet globale. 

“Ka analiza dihet se deri në 30% ka shkuar ngritja e çmimit të derivateve edhe pse këtë situatë e shohim si të përkohshme”.

Gjithashtu lexoni:

Murati: Hapet aplikimi për certifikim të ofruesve të arkave fiskale digjitale

Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje

Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit

Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Policia jep detaje për vdekjen e dy personave  nga Kosova në Shëngjin

Kosova News 25/03/2026 25/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë
15:19 -04/06/2026
MPB demanton Daut Haradinaj: Dy serbët u regjistruan më 2001 dhe 2007, dokumentet e Kosovës i morën në 2011 dhe 2015
14:56 -04/06/2026
Diskutohet bashkëpunimi në sistemin e drejtësisë
14:54 -04/06/2026
Kurti: Jemi në dispozicion të plotë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”
14:43 -04/06/2026
Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
14:14 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?