KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kusari-Lila: Nuk kemi interes që Kosova të cilësohet si vatër e krizës – kemi probleme me palën tjetër, i kidnapoi tre policët e Kosovës
Politikë

Kusari-Lila: Nuk kemi interes që Kosova të cilësohet si vatër e krizës – kemi probleme me palën tjetër, i kidnapoi tre policët e Kosovës

KosovaNewss
KosovaNewss 13:35 -16/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, ka thënë se askush më shumë se Qeveria e Kosovës, nuk dëshiron që situata në veri të Kosovës, të deeskalojë.

Në një konferencë për media, ajo ka thënë se nuk është në interes të Qeverisë që Kosova të cilësohet si vatër krize, por sipas saj kjo nuk mund të bëhet njëanshëm, duke aluduar kështu edhe te rrëmbimi i policëve të Kosovës, nga forcat serbe.

“Duhet të kemi qartësi, përvoja ka treguar se ka lëvizje  e mosmbajtjes së fjalëve nga pala serbe. Askush më shumë se Qeveria nuk është i interesuar ta qetësoj situatën. Nuk është në interes të askujt nga ne që Kosova të cilësohet si vatër e krizës. Këtë nuk mund ta bëjmë njëanshëm, vërehet se me palën tjetër kemi probleme,  i kidnapoi tre policët e Kosovës”, ka thënë ajo.

Ajo tha se me partnerët ndërkombëtarë ende ka hapësirë diskutimi dhe se dallimi i vetëm me ta është ushtrimi i detyrës nga kryetarët e komunave veriore, në zyret e tyre.

“I vetmi dallim ka të bëjë me çështjen e ushtrimit të detyrës nga kryetarët nga ndërtesat komunale apo nga hapësira alternative që i quajnë ata. Ka ende hapësire diskutimi të përbashkët. Derisa na flasim për një proces dha afat kohor që përcakton zgjedhje të reja natyrisht duhet të kemi durimin dhe maturinë të diskutojmë mbi këto ndërtesa. Ato janë për kryetar komunash, nuk janë për dikë tjetër, nuk janë baza ushtarake”, ka thënë ajo.

Ajo tha se arrestimi i Milun Milenkoviq i dyshuar për organizim të sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, në Zveçan, nuk ka qenë provokim, përkundrazi sipas saj i kontribuon shtensionimit të situatës.

Të mërkurën, Policia e Kosovës ka thënë se tre pjesëtarë të saj janë kidnapuar nga forcat serbe, brenda territorit të Kosovës.

Ajo ka prezantuar edhe një hartë nga vendi ku raportohet se u kidnapuan policët.

Derisa ngjarja ka ndodhur dhe u raportua qysh herët nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka pasur reagim.

Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar reagim të BE-së, ShBA-së e KFOR-it lidhur me situatën.

KFOR-i ka thënë se është i përfshirë me ngjarjen, por se po pret përgjigje zyrtare nga Serbia se si ka ndodhur rasti.

Kurti: Po befasohemi nga toleranca dhe heshtja e ndërkombëtarëve – Veprimi i Serbisë ishte agresion ndaj shtetit tonë

Kurse dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në një konferencë për media ka thënë se veprimi i djeshëm i Serbisë ishte veprim agresor, të cilët rrëmbyen tre zyrtarë të policisë në brendi të territorit të Kosovës.

Kreu i Qeverisë tha se nuk është shprehur i befasuar me veprimet e Serbisë, por ai ka thënë se është i befasuar me tolerancën dhe heshtjen e ndërkombëtarëve karshi veprimeve të shtetit serb, një ditë pasi kidnapuan tre policë kufitarë në veri.

“Rasti i ndjeshëm ishte agresion ndaj shtetit tonë demokratik, hakmarrje ndaj policisë që po lufton krimin, dhe intencë për eskalim dhe destabilizim ku ne tashmë kemi propozuar planin pesë pikësh për de-eskalim dhe normalizim”, tha Kurti.

Ai u ka bërë thirrje ndërkombëtarë që të bëjnë trysni mbi Beogradin.

“I bëjmë thirrje ndërkombëtarëve të bëjnë trysni mbi Beogradin dhe bëjmë thirrje për lirimin e policëve. Serbia nuk është që po na befason, nuk ka ndryshuar nga apetitet e saj. Ajo që po na befason është toleranca dhe heshtja e ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të Serbisë, e cila vazhdimisht po kërkon destabilizim”, ka thënë Kurti në konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të enjten.

Kryeministri Kurti: Po befasohemi nga toleranca dhe heshtja e ndërkombëtarëve – Veprimi i Serbisë ishte agresion ndaj shtetit tonë

Pas ShBA-së, reagon sot edhe Britania e Madhe- kërkon lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë të kidnapuar

Pas ShBA-së, reagon sot edhe Britania e Madhe- kërkon lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë të kidnapuar

Gjithashtu lexoni:

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Tomë Gashi: Personat që e ofendojnë Rifat Jasharin duhen përjashtuar nga partia

KosovaNewss 16/06/2023 16/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje
08:42 -16/06/2026
Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?