KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kusari-Lila: Ndalimi i aktivitetit destruktiv të Serbisë do të jetë përparim
Politikë

Kusari-Lila: Ndalimi i aktivitetit destruktiv të Serbisë do të jetë përparim

Kosova News
Kosova News 21:37 -12/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Për takimin e nivelit më të lartë politik ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që do të mbahet më 14 shtator,në Bruksel,  për pritshmëritë nga ky takim, shefja e GP të LVV-së, Kusari-Lila, tha se në këtë takim do të ketë përpjekje për të gjetur pulsin që do të rrahë ende për procesin e dialogut.

“Ne si shtet është e rëndësishme që të fokusohemi në atë se çfarë do të funksionojë dhe duhet të funksionojë në Kosovë që ka të bëjë me procesin e zgjedhjeve në veri të vendit, me procesin e hapave të zbatimit të marrëveshjeve a sekuencimi i asaj që është arritur deri më tash, me çështjen e rrymës, me çështjen e të pagjeturve”, nënvizoi Kusari-Lila.

Ajo më tej shtoi se “si SHBA e BE duhet të prioretizojnë qartazi mbi atë se çfarë do të thotë rritja e efikasitetit të shteti tonë në raport me shtrirjen e integriteti të plotë, gjithashtu në rritje e funksionalitetit në qeverisjen lokale dhe asaj qendrore dhe marrjen e përgjegjësive në gjithë destabilitet që e solli Serbia në Kosovë”.

Kusari-Lila përmendi aksionet e Policisë së Kosovës, duke zënë armatim të llojeve të ndryshme në veri të vendit, që, sipas saj, Serbia sikur po dëshmohet se është e gatshme të hyjë në një konflikt të armatosur.

Lidhur me rezultatin e takimit të së enjtes në Bruksel ndërmjet kryeministrit Kurti e presidentit Vuçiq, deputetja Kusari-Lila  u shpreh se mund të ketë një rezultat që do të përfshinte një dalje në një terren të konstruktivitetit, natyrisht me një presion të shtuar ndaj Vuçiqit.

“Ndalimi i aktivitetit destruktiv të Serbisë do të jetë përparim”, u shpreh Kusari-Lila në RTK Prime.

Kurse lidhur me kërkesat e BE-së ndaj Qeverisë Kurti, për organizim të menjëhershëm të zgjedhjeve në veri të vendit, tërheqja e kryetarëve të katër komunave në veri, si dhe Asociacioni, shefja e GP të LVV-së, Kusari-Lila tha se Ministria e Pushtetit Lokal ka qenë në koordinim të plotë me OSBE-në, me KQZ-në në raport me Udhëzimin Administrativ, që, sikundër u shpreh ajo, që të bëhet diçka që ofron mundësinë e angazhimit të qytetarëve që garanton sukses në procesin zgjedhor.

Ajo kritikoi qasjen në kushtëzime që, sipas saj, është jashtë parimit demokratik.

Kusari-Lila mohoi mundësinë e rrëzimit të Qeverisë Kurti në rast të mosarritjes së marrëveshjeve në mes Kosovë e Serbisë, ngase këtë e pamundësojnë numrat në Kuvendin e Kosovës, si dhe parimet në të cilat mbështetet kjo qeveri. “Janë kthim në binarë të barazisë së plotë në procesin e negociator në kontekstin e dialogimit”, deklaroi, mes tjerash, Kusari-Lila në RTK Prime.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Kosova News 12/09/2023 12/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?