KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kusari-Lila i kundërpërgjigjet PDK-së: Në kohën tuaj janë kapur me drogë zyrtarët në MINT
Politikë

Kusari-Lila i kundërpërgjigjet PDK-së: Në kohën tuaj janë kapur me drogë zyrtarët në MINT

Kosova News
Kosova News 11:23 -25/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur diskutimet në senacën e sotme, ku aktualisht po flitet për çështjen e mosdeklarimit të pasurisë nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdarit, si dhe për atë të rezervave shtetërore.

Ka qenë deputeti i PDK-së, Ferat Shala, që nisi fjalimin me kritika për Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ai ka renditur “shkeljet” që kjo ministri ka bërë.

Shala në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se nëse Qeveria nuk reagon për situatën në këtë ministri, nënkupton se dikush i fuqishëm qëndron prapa keqpërdorimeve.

“Do t’i radhis disa nga shkeljet e kësaj ministre. Projekti i Bankës Botërore në vlerë prej 15 milionë euro i keqmenaxhuar juridikisht dhe operacionalisht. Skandali i radhës është skandali i Dubait për artefaktet. Emërimi dhe shkarkimi i 7 sekretarëve permanent. Angazhimi i ekspertëve me pagesë 1000 euro ditën. Nënshkrimi i jashtëligjshëm i kontratës për investitorin strategjik. Zhvlerësimi i rregullores për investime strategjike. Asnjë rezultat në këtë sektor. Keqmenaxhimi i rezervave shtetërore. Keqmenaxhimi i vajit ushqimor. Rreth 200 mijë litra vaj të kontraktuara nuk janë ardhur në Kosovë ende për rezervë shtetërore. Ngritja e aktakuzës nga Prokuroria për mosdeklarim të pasurisë është shkelja e radhës. 500 mijë kopje të gazetës franceze. Rritja e importit si asnjëherë më parë nga Serbia. Nuk është vetëm çështje opozitare, është ekonomike është çështje sociale. Çka duhet të ndodhë tutje që kjo Qeveri të marrë masa. Aferat e tilla të cilat po heshten na kanë sjellë deri te një inflacion e import kaq i madh. Ju kërkoj që të debatojmë hapur dhe të nxjerrim bashkë një rezolutë që na nxjerr nga kjo situatë. Nëse pas sotit kryeministri Kurti dhe mazhoranca nuk reagon atëherë dikush i fortë po qëndron prapa këtyre keqpërdorimeve milionëshe”, ka thënë Shala.

Por, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, i është përgjigjur deputetit të PDK-së, Ferit Shala, pasi ai kritikoi se po bëhen shkelje të rënda në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Kusari-Lila ka thënë se kur PDK-ja ishte partner koalicioni me AAK-në dhe Nismën, në MINT njerëz janë zënë me drogë.

“Me të vërtetë me e dëgju dikush atë fjalim, zoti Shala juve që jeni kryetar i Komisionit për Ekonomi, është e papranueshme duke marrë parasysh që keni qenë partner koalicioni me AAK-në dhe Nismën dhe ne e dimë se çka ka ndodhur në atë ministri, jo veç që është keqmenaxhu por është abuzuar skajshmërish. Në kohën tuaj janë zënë me drogë në atë ministri. Aktualisht në ministri janë duke u marrë me sanimin e atyre dëmeve”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka kërkuar që PDK-ja ta tërheqë rezolutën për shkarkimin e ministres Rozeta Hajdari.

Gjithashtu lexoni:

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

KQZ tregon hapat e radhës: Ankesa, rezultate finale dhe rinumërim deri në 10% të vendvotimeve

Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës për krime lufte

Ganimete Musliu ka një lutje për Mulla Osmanin e VV-së

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën

Kosova News 25/05/2023 25/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Shtohen destinacione të reja nga Aeroporti i Prishtinës
13:54 -16/06/2026
Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë
13:52 -16/06/2026
IPK suspendon tre zyrtarë policorë në Prizren
13:50 -16/06/2026
BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00
13:27 -16/06/2026
Jashari pret në takim mirëseardhës Atasheun e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar
13:24 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?