KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurtishi: Onkologjia ofron trajtime adekuate, rënie drastike e pacientëve që referohen jashtë Kosovës
Shëndetësi

Kurtishi: Onkologjia ofron trajtime adekuate, rënie drastike e pacientëve që referohen jashtë Kosovës

Kosova News
Kosova News 22:46 -05/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pacientët të cilët i janë nënshtruar kimioterapisë në Repartin e Onkologjisë, ditë më parë janë ankuar për kushtet në këtë repart. Ata kanë thënë se po përballen me vështirësi, për shkak të kushteve të rënda, si rrjedhojë e mungesës së stafit teknik, hapësirës së pamjaftueshme, kushteve higjienike sanitare të vështira gjatë marrjes së terapisë, si dhe mungesën e disa barnave në këtë institucion.

Por , drejtori i sapo zgjedhur i Klinikës së Onkologjisë Ilir Kurtishi thotë për “IndeksOnline”  se klinika që ai udhëheq, vazhdon të ofrojë trajtim adekuat, për të gjithë pacientët.

“Atë që e kemi parë një ankesë, drejtuar nga një qytetar, nga një pacient i joni i cili merr shërbim në mënyrë korrekte dhe adekuate, i cili merr shërbim pa asnjë problem, me të gjitha ilaçet që i ka klinika në dispozicion. Ai ka shpreh një shqetësim që të na ndihmoj neve në kuptimin pozitiv, që të bëhet presion për marrjen e infermierëve shtesë. Pasi që ka parë që kemi nevojë për infermierë. Sepse infermierët ngarkohen më shumë se që duhen në ditë të caktuara. Dhe për hapësira të cilat ne i kemi adresuar që sa vite për këto hapësira, të cilët do ta zbusin deri diku. Por problemet onkologjike gjithkund janë të njëjta dhe çmimi i mjekimit onkologjik, nuk është shpejtësia dhe ngutësia, por duhet të bëhet trajtimi korrekt me kohë, duhet të bëhet trajtimi në mënyrë të sigurtë “,  tha Kurtishi.

Ndërsa thotë se megjithëse ka ankesa të herë pas hershme nga pacientet,  kushtet që ka klinika janë konform standardeve.

“Realisht ne jemi mirë si klinikë. Ne brenda 10 orëve mbi 300- 350 pacientë marrin trajtim. Kushtet higjienike janë në normë, janë komplet konform standardeve. Mirëpo kur ka mbipopullim të pacientëve të ndonjë dite feste, duhet të shtyhen për ditën pasuese. Në këto raste na dyfishohet apo trefishohet numri i pacientëve. Të gjithë pacientet e kanë kohën e marrjes së terapisë dhe ne gjithë këta pacientë brenda orarit të punës, i kryejmë në mënyrën me të mirë të mundshme, duke dhënë terapi sipas standardeve protokolleve dhe në mënyrë shumë të sigurt. Ai është dhe qëllimi i mjekimit terapeutik”, tha ai.

Ndërkaq pohon se klinika e Onkologjisë ka mungesë të stafit infermieror, pasi që u duhet dhe 5 infermierë shtesë  në shërbimin e Kimioterapisë dhe 5 infermierë në shërbimin e Radioterapisë.

Kurtishi i cili tash së voni mori posti e drejtorit të Onkologjisë, thotë se do t’i vazhdoj punët aty ku i ka lënë, duke filluar me zgjerim të hapësirave e po ashtu dhe me shtim të aparaturave, me qëllim që pacientëve tu ofrohen shërbime të sofistikuara.

“Do të vazhdojmë punët aty ku kemi mbetur. E para e punës kemi filluar me procedura, e që është zgjerimi i hapësirave në klinikën tonë, duke i modifikuar. Njëra është kjo dhoma këtu dhe tri dhoma të mjekëve dhe të rrisim kapacitetin e shtretërve nga 45 në 85 deri në 90 shtretër ditor, për pacientët të cilët do të marrin kimio- terapi. Por të njëjtën kohë do të rinovohet  pjesa më  e madhe e shërbimit të kimioterapisë kati i parë dhe kati i dytë dhe pastaj nder gjerat  madhore që do të vazhdoj to bëjë është instalimi i aparatit të dytë oksolatorit të dytë për rrezatim të pacientëve. Njëri veç  është instalu para dy vite e gjysmë në kohen e pandemisë dhe tjetri shpresojmë dhe duhet të  instalohet, deri në shtator dhe me këtë ne realisht e mbulojmë komplet trajtimin radioterapeutik të pacientëve të cilët kanë nevojë në Kosovë”, tha ai.

E klinika e Onkologjisë shpesh herë është përfolur për mungesë të barnave për pacientët, të cilat kanë një kosto të lartë. Por Kurtishi thotë se furnizimi me barna vazhdon të jetë stabil dhe se klinika i posedon mbi 80 për qind të barnave, që u duhen për trajtim të pacientëve.

“Realisht ne prej se kam ardhur këtu, furnizimi është stabil, është në rregull dhe ka probleme me tre a katër lloje të barnave, të cilat kanë probleme me operatorët ekonomik, të cilët nuk i sjellin me kohë ose janë në procedura tenderuese, për arsye të disa problemeve ligjore, sa kemi ne informata. Mbi 80 për qind të barnave pacientët i marrin këtu, sidomos ato që janë shumë të shtrenjta. Ne mbas  listës esenciale dhe me këtë punë që është bërë, të listës esenciale me këtë Update-im që në onkologji na ka prek pak, në kuptimin pozitiv. Ne mendojmë se do të trajtojmë në mënyrë shumë të sofistikuar këto probleme, këto sëmundje malinje”, tha ai.

Ndërsa thekson se ka rënie drastike të numrit të pacientëve, që referohen për trajtim jashtë vendit, pasi që Klinika e Onkologjisë, ofron trajtim adekuat për pacientë e prekur nga kanceri.

“Ashtu se ashtu shumë pak dalin. Të themi realitetin ju mund t’i merrni dhe statistikat dhe referimet e Klinikës së Onkologjisë, për trajtime për jashtë Kosovës nga viti 2018 deri tash kur po flasim kanë rënie drastike. ..Përjashtim disa forma të veçanta të rrezatimit dhe disa forma të veçanta të dhënies të kimioterapisë direkt në mëlçi që bëhet shumë pak në vendet e rajonit dhe duhet pacienti të referohet për jashtë. Por këta janë numër shumë i vogël i pacientëve, të cilët kanë nevojë për këto shërbime”, thotë ai.

Kurtishi ndër të tjera theksoi se numri i pacientëve të prekur nga kanceri, ka rritje nga viti në vit për 10 deri në 12 për qind, të të gjitha tumoreve dhe se dominon kanceri i gjirit dhe menjëherë pas tij vjen kanceri i mushkërive te meshkujt dhe kanceri i  zorrës së trashë./

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 05/05/2023 05/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
15:44 -10/07/2026
Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve
15:38 -10/07/2026
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?