KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Zhvillimi i shkencës, domosdoshmëri për avancimin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Kosovës
Politikë

Kurti: Zhvillimi i shkencës, domosdoshmëri për avancimin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Kosovës

Kosova News
Kosova News 19:06 -25/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

“Zhvillimi i shkencës është i domosdoshëm për avancimin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Kosovës, transformimin e ekonomisë sonë në një ekonomi të bazuar në dije, të arritura shkencore, përdorim të teknologjive të reja dhe inovacion. Kërkimet në shkencat shoqërore ndikojnë edhe në zhvillimin gjuhësor, social e kulturor të vendit”, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Tryezën e Diskutimit të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për draft Programin Kombëtar të Shkencës.

Kryeministri Kurti gjatë adresimit të tij, tha se ky dokument strategjik synon zhvillimin e një ambienti të qëndrueshëm dhe përkrahës për kërkime shkencore dhe inovacion në Kosovë e me buxhet të veçantë.

Ai shtoi se gjithashtu ky program synon gjenerimin e vendeve të qëndrueshme të punës dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit të mbështetur në dije, në njohuri të reja, të arritura shkencore dhe inovacione teknologjike.

Në buxhetin e sivjetmë kemi ndarë 1.25 milionë euro. Për diversitet të ideve në shkencë në vitin e parë të qeverisjes, patëm mbështetur mbi 1000 vajza studente në fushat STEM me mbi 1 milion euro, ndërsa këtë vit dyfishuam mbështetjen financiare në 2 milionë euro.

Gjatë këtyre dy viteve, pra gjithsej kemi përkrahur 2748 vajza, të cilat studiojnë në fushat STEM. Me Republikën e Shqipërisë do t’i bashkëfinancojmë 16 projekte shkencore, nga 20 mijë euro secila, tha kryeministri Kurti.

Ai më tej tha se në thirrjen e vitit 2022 nga Komisioni Evropian, janë përzgjedhur për financim gjithsej 14 projekte nga Kosova për ngritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë, një projekt ‘zhanmone’ dhe 9 projekte në fushën e arsimit profesional dhe si rrjedhojë, 24 projekte nga Kosova janë përfituese të skemave të programit ‘Erasmus+’ për arsimin e lartë dhe atë profesional.

Po ashtu, kryeministri Kurti përmendi se rreth një vit më parë, ne u bëmë anëtarë të ‘Horizon Europe’, që ka hapur mundësitë për qasjet në fondet e Bashkimit Evropian. Nga ky program kemi fituar 5 projekte në vlerë rreth 600 mijë euro.

Aktualisht jemi duke pilotuar Sistemin Informativ Kërkimor të Kosovës KRIS, që do të mbështesë kërkimin përmes një infrastrukture të ndërlidhur, financimit të shtuar dhe bashkëpunimit vendor e ndërkombëtar në projekte shkencore, tha Kryeministri, duke vlerësuar se edhe rekomandimet, që do të jepen në këtë diskutim, do t’i shërbejnë krijimit të një baze të shëndoshë për zhvillimin e shkencës.

Gjithashtu lexoni:

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Tomë Gashi: Personat që e ofendojnë Rifat Jasharin duhen përjashtuar nga partia

Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht

Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati

Kosova News 25/04/2023 25/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës
18:52 -15/06/2026
Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë
18:25 -15/06/2026
Prokuroria e Pejës pret partnerët ndërkombëtarë, diskutojnë për bashkëpunimin
18:21 -15/06/2026
Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7
17:37 -15/06/2026
Spektakël delfinësh në Karaburun-Sazan, mahniten turistët
17:27 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?