KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Vuçiqi po pretendon rrejshëm se shqiptarët do të mblidhen tek Ura e Ibrit
Politikë

Kurti: Vuçiqi po pretendon rrejshëm se shqiptarët do të mblidhen tek Ura e Ibrit

Kosova News
Kosova News 23:32 -06/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po mundohet të krijojë atmosferë frike dhe të shkaktojë reagim nga KFOR-i me akuza të rreme, siç ishte pretendimi i presidentit serb se shqiptarët nesër do të mblidhen në Urën e Ibrit.

Në një postim në “X” të martën, Kurti ka thënë se akuzat e rreme si këto të fundit nga Vuçiqi janë, sipas tij, shpesh pararendëse e një sulmi të planifikuar nga Serbia.

“Me pretendimet e rreme se shqiptarët do të marshojnë mbi urë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq synon të krijojë atmosferë frike dhe të shkaktojë reagim nga KFOR-i në Mitrovicë, duke kërcënuar se nëse ata nuk përgjigjen, Serbia do ta bëjë. Asnjë shqiptar nuk po marshon mbi urë, siç pretendon ai rrejshëm. Të gjitha planet për hapjen e urës kanë synuar të nxisin ndërveprimin paqësor midis dy komuniteteve. Megjithatë, këto akuza të rreme shpesh janë pararendëse e një sulmi të planifikuar nga Serbia. Për sigurinë e të gjithëve, ata nuk duhet dhe nuk do të lejohen të hyjnë në territorin tonë”, ka shkruar Kurti.

Vuçiqi në një deklaratë të martën vonë ka thënë se pret nga KFOR-i që ta kontrollojë situatën nesër tek Ura e Ibrit, duke e akuzuar “Agim Bahtirin, që me urdhër të Kurtit, ka organizuar kundërtubim si kundërpërgjigje ndaj tubimit serb në anën tjetër të urës”.

Hapja e Urës së Ibrit ka nxitur reagime ditëve të fundit. Teksa Qeveria e Kosovës e sheh si veprim të duhur hapjen, ndërkombëtarët e kanë kundërshtuar.

Gjithashtu lexoni:

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

Qeveria ndan rreth 626 mijë euro për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Kurti: Serbia po mobilizon grupe për një tubim masiv për Vidovdanin në Kosovë

Qeveria ndan katër milionë euro për policen e sigurimeve në kufij për mërgimtarët

Murati: Kushtetuesja rikonfirmoi se pozicioni ynë ka qenë parimor dhe i bazuar në Kushtetutë

Kosova News 06/08/2024 06/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

MAShTI: Gjatë Testit të Arritshmërisë disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave
17:01 -27/06/2025
Nipi i Helmut Kohlit mban fjalim të fuqishëm për Kosovën, në parlamentin gjerman
16:56 -27/06/2025
Bashkëshortja e Arbnor Spahiut shpërthen ndaj institucioneve: Me heshtjen tuaj po bëheni bashkëfajtorë!
16:51 -27/06/2025
Milani synon transferimin e top sulmuesit pas 144 milionë eurove të fituara nga shitjet e lojtarëve
16:49 -27/06/2025
Dua Lipa këndon “Hey Jude” të Beatles-ave në Liverpool, vazhdon traditën e këngëve nga artistët lokalë
16:47 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?