KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti vizitoi Klinikën e Gjinekologjisë: Le ta shfrytëzojmë këtë vizitë që t’ua kthejmë një pjesë të vogël të borxhit të pamatshëm që në parim është i pakthyeshëm
Shëndetësi

Kurti vizitoi Klinikën e Gjinekologjisë: Le ta shfrytëzojmë këtë vizitë që t’ua kthejmë një pjesë të vogël të borxhit të pamatshëm që në parim është i pakthyeshëm

Kosova News
Kosova News 17:33 -08/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e kanë vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, në të cilën u mirëpritën nga drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, drejtori i QKUK-së, Osman Hajdaraj, drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj dhe stafi shëndetësor i kësaj klinike.

Vizitën e tij në Klinikën e Gjinekologjisë, kryeministri Kurti e realizoi për të parë nga afër punimet në kuadër të renovimeve në katër reparte kësaj Klinike që mbulojnë nga gjithsej 13 reparte që numëron kjo klinikë. Këto renovime që mbulojnë një hapësirë prej 5000m2, përfshijnë korridoret, dhomat, shtretërit.

Në kuadër të këtij projekti për renovime përfshihet edhe digjitalizimi i pjesës hyrëse të Klinikës, pra tek recepsioni, i cili do të lehtësoj punën e stafit dhe do të minimizoj pritjet e gjata të pacientëve për të marrë shërbime.

Heronj të heshtur të gjallë, kështu i quajti kryeministri Kurti, mantelbardhët ndaj të cilëve shprehu falënderime dhe mirënjohje të thellë për angazhimin, kontributin, punën dhe përkushtimin e pandalshëm.  “Le ta shfrytëzojmë këtë vizitë që t’ua kthejmë një pjesë të vogël të borxhit të pamatshëm që në parim është i pakthyeshëm”, përfundoi kështu kryeministri.

Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ashtu siç ishim dakorduar që Gjinekologjia të jetë në prioritet të kësaj qeverie për investime dhe përmirësimin e kushteve për gratë e vajzat tona, jam i lumtur që jemi pothuajse në mbarim të punëve të cilat i kemi diskutuar, e që në fillim na janë dukur të pamundshme.

“Jam i lumtur që pas këtyre renovimeve kushtet e juaja dhe potenciali i juaj për të dhënë shërbime sa më të mira për pacientet tona do të jetë në një nivel tjetër”, tha ai, duke falënderuar drejtorin e SHSKUK-së dhe atë të QKUK-së për bashkëpunimin dhe koordinimin e jashtëzakonshëm në arritjen e kësaj objektive.

Me këtë rast, edhe Drejtori i Gjinekologjisë, Dr.Zef Ndrejaj, tha se në këtë projekt që po punohet në jetësimin e tij, do të futen 3 shërbime të reja pas renovimeve që po bëhen në Klinikën e Gjinekologjisë, shërbime këto që përfshijnë Fertilizimin e Asistuar Mjekësor, i cili pritet që shumë shpejtë të funksionalizohet pasi që pajisjet veçse janë në tenderim, Mjekësinë Fetale, Shërbimin e  Amnoicentezës, ku ky i fundit nënkupton identifikimin e anomalive tek fëmijët në barkun e nënës që në muajt e parë të formimit. Ai shtoi se këto shërbime do të bëhen për herë të parë në Republikën e Kosovës, në QKUK, gjegjësisht në Klinikën Gjinekologjike.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla: Është e qartë se ekziston qasje bllokuese e partive opozitare

Drejtori i policisë takon shefin e UNDP-së, diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit

Kosova ndalon importin e deleve e dhive nga Shqipëria

Polici Kryeziu: Armët e përdorura në Banjskë, vetëm nga struktura ushtarake

Nis faza e dytë e ndërtimit të kanaleve kulluese në Komunën e Shtimes, ministri Peci: Parandalohen vërshimet

Kosova News 08/03/2024 08/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Nderohet figura e Bujar Bukoshit, homazhe në Kuvendin e Kosovës
08:51 -12/06/2025
Kosova shënon Ditën e Çlirimit
08:47 -12/06/2025
Vuçiq shkon në Ukrainë, por refuzon ta nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus
23:11 -11/06/2025
Haxhiu: Vendimi i Kushtetues nuk do t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit
22:48 -11/06/2025
Sveçla: Është e qartë se ekziston qasje bllokuese e partive opozitare
22:45 -11/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?