KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti vë gurthemelin e Qendrës Multifunksionale në Podujevë, në vlerë rreth 1 milion euro
EkonomiPolitikë

Kurti vë gurthemelin e Qendrës Multifunksionale në Podujevë, në vlerë rreth 1 milion euro

Kosova News
Kosova News 14:13 -12/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuna e Podujevës shumë shpejt do të bëhet me Qendër Multifunksionale, e cila është bashkëfinancim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Vlera e projektit është rreth 1 milion euro, ku Komuna e Podujevës do të participojë me 100 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër do të financohet nga MKRS-ja. Me këtë rast në vënien e gurthemelit, i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Ai tha se në kuadër të reformës për rini, bën pjesë edhe krijimi i infrastrukturave fizike.

“Jemi këtu që ta bëjmë vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e një qendre për rininë, një qendër multifunsksionale e cila do t’i ndihmojë të rinjtë që të kenë hapësira të përshtatshme për aktivitetet e tyre. Ne në përgjithësi kemi nisur një reformë për rininë në Kosovë, e cila shprehet jo vetëm në ligj të ri dhe strategji por gjithashtu edhe në këto infrastrukturat fizike”, tha Kurti.

“Përkushtimi për rininë duhet të shprehet vazhdimisht anë e mbanë Kosovës dhe tashmë janë disa qendra të tilla nëpër komunat e ndryshme të Kosovës, përfshirë Mitrovicë, Pjetërshan e kështu më radhë”, tha tutje Kurti, teksa shtoi se Podujeva meruton më shumë.

E kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se kjo qendër ka një hapësirë prej 1450 metra katror dhe kap vlerën e 1 milion euro, ku Komuna merr pjesë me 100 mijë euro.

“Kjo qendër ka një hapësirë prej 1450 metra katror dhe e cila tash e tutje do t’u shërbejë rinisë sonë, për arsye se aktivitetet e tilla i kanë shfrytëzuar në një hapësirë tjetër dhe besoj se me ndërtimin e këtij objekti do t’u krijohen kushte më të mira”.

“I tërë projekti kap vlerën e afër 1 milion euro, bashkëfinancim me MKRS dhe Komunës së Podujevës, ku Komuna e Podujevës merr pjesë me 100 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër Ministria e Kulturës”, tha Bulliqi.

Gjithashtu lexoni:

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë

Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit

Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Kosova News 12/07/2023 12/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?