KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti uron Ditën e Veteranëve të UÇK-së, duke kujtuar heroizmin e familjes Jashari
Siguri

Kurti uron Ditën e Veteranëve të UÇK-së, duke kujtuar heroizmin e familjes Jashari

Kosova News
Kosova News 22:24 -30/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar rezistencën heroike të familjes Jashari, në luftime me forcat pushtuese serbe.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Ditë e hënë, 30 dhjetor 1991, ora pesë e mëngjesit. Në fshatin Prekaz i Poshtëm në zonën e Drenicës, njësite të policisë së Serbisë i rrethuan shtëpitë e Shaban Jasharit, një mësuesi patriot që atë kohë ishte 67 vjeçar. Shënjestra e policëve ishte djali i tij 36 vjeçar Ademi, që donin ta bënin të dorëzohej dhe ta arrestonin. Tre javë më parë, Ademi bashkë me nipin e tij Muratin ishin kthyer nga Shqipëria ku për një muaj rresht ishin stërvitur ushtarakisht nga oficerë të ushtrisë shqiptare”.

Por, siç shkruan Kurti, rruga në të cilën ishte nisur tashmë Ademi nuk e njihte dhe as e pranonte dorëzimin.

“Pas një rezistence të armatosur rreth gjysmë ore të të tre vëllezërve, Rifatit, Hamzës dhe Ademit, ata arritën të dalin jashtë perimetrit të shtëpive të rrethuara duke u bashkuar me shumë fqinjë dhe shokë që u kishin shkuar në ndihmë. Aksioni i policisë vazhdoi dhe rrethimi nuk u tërhoq deri në orët e vona të pasdites”.

“Atë ditë në Prekaz, dy persona u plagosën, 14 familje u bastisën, 27 persona u ndaluan dhe u mbajtën gjithë ditën në borë, kurse në fund të ditës 50 fshatarë u arrestuan, mes të cilëve edhe Shaban Jashari që u mbajt dy ditë në Qendrën e Sigurimit në Mitrovicë ku u torturua nga policët. Rifati arriti të kthehej sërish në Gjermani, ndërsa Hamza dhe Ademi kaluan në ilegalitet dhe jetuan ashtu në ilegalitet për gjashtë vite e dy muaj, nga dita e 30 dhjetorit 1991 e deri në rënien e tyre heroike gjatë rezistencës në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars 1998”.

Kurti ka thënë se “Në kujtim dhe nderim të rezistencës së bijve të Shaban Jasharit në Prekaz më 30 dhjetor 1991, data 30 dhjetor është qarkuar në kalendarin historik si Dita e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deri në qershor të vitit 1999 kur Kosova u çlirua nga Serbia pushtuese, më shumë se dy mijë njerëz ranë dëshmorë kurse shumëfishi i tyre luftuan nën emblemën e UÇK-së dhe me flamur kombëtar shqiptar për çlirimin e vendit tonë Kosovës”. 

Presidentja Osmani për Ditën e Veteranëve: Mirënjohjen të thellë për gratë dhe burrat trima të UÇK-së

Gjithashtu lexoni:

Të riun e zë plumbi gjatë testimit të armës – 24 vjeçari humb jetën në malësinë e Prizrenit

Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

KEK mohon pretendimet e gazetarit Lirim Mehmetaj: “Dezinformatë për diskreditim të padrejtë”

Fejza e LVV-së ngre shqetësime për etikën akademike të Lushaku-Sadriut – publikon vendim i Senatit të UP-së

Kosova News 30/12/2023 30/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve në Shqipëri
23:22 -11/05/2025
Të riun e zë plumbi gjatë testimit të armës – 24 vjeçari humb jetën në malësinë e Prizrenit
22:41 -11/05/2025
Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet
21:25 -11/05/2025
Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”
20:59 -11/05/2025
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
19:54 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?