KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: U shpërfaq plani i Vuçiqit, largoi policët serbë të qëllohet mbi të tjerët – por paligjshmëria nuk tolerohet përgjithmonë
Politikë

Kurti: U shpërfaq plani i Vuçiqit, largoi policët serbë të qëllohet mbi të tjerët – por paligjshmëria nuk tolerohet përgjithmonë

Kosova News
Kosova News 14:28 -11/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

(E përmbledhur, gjithçka që u deklarua) Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, në konferencë për media, dolën kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kryeministri Kurti deklaroi se koordinimi i Kosovës me faktorin ndërkombëtar për vendimet e fundit, e ka lënë pa ndonjë argument Serbinë e cila tani është e gatshme në çdo mënyrë të krijojë kaos.

“Ata dëshirojnë që nga Franca e Gjermania, të shkojnë tek Kina e Rusia”, tha Kurti, duke aluduar në dërgimin e Kosovës në KS të OKB-së.

“Kryeministrja e Serbisë e zgjodhi Kinën që të japë deklarata për kërkesë për kthim të ushtrisë në Kosovë, sepse Serbia është e interesuar që ta afrojë Kinën me Rusinë e me këto dyja, ta trajtojë në KS raportin me Kosovën”, tha Kurti.

- Reklamë -

Kryeministri Kurti deklaroi se vazhdimisht Serbia frynte numrat e civilëve serbë që duhet të kthehen në Kosovë, por tani nuk flet për këtë temë, por për kthimin e ushtrisë në Kosovë.

“Është një nga shtetet me numrin më të lartë të armëve për kokë banori”, tha kryeministri.

Kurti: Ky përbën kërcënim për shtetin tonë, Serbia dëshiron rikthimin e luftës ku kreu gjenocid në Kosovë

Kurti tha se asnjë vendim i qeverisë së Kosovës nuk është anuluar, por është treguar ndjeshmëri karshi brengave të  partnerëve ndërkombëtarë.

“Nuk jemi zmbrapsur nga vendimet. Nëse kjo mund të quhet zbutje nga dikush, le ta quajnë, por nuk jemi zmbrapsur”, tha ai.

Kurti tha se tash nuk është në tryezë as çështja e targave ilegale e as e zgjedhjeve për kryetarë komunash në veri.

“Andaj duke mbetur pa pretekste, ata janë të gatshëm të shpikin gjithçka për të zbatuar  planin e tyre për barrikadim”, tha Kurti, duke i bërë thirrje KFOR-it për të garantuar lirinë e lëvizjes.

“Bllokimi rrugëve publike nga bandat kriminale, për të penguar lëvizjen e lirë e lëvizjes, e të cilët qëllojnë mbi policinë tonë e atë të EULEX-it, është e pa pranueshme”.

Ai tha se KFOR-i po kërkon pak kojë që të kryhet shpejt kjo ojnë. “Nëse pritja jonë e KFOR-it është zbutje, le të quhet si e tillë”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri tha se ajo që e brengos më shumë është qëllimi i vërtetë tash që del për dorëheqjen e policëve serbë nga Policia e Kosovës, urdhëruar nga Beogradi.

“E kjo është që në Kosovë të mos ketë uniforma në të cilat janë serbët. Bandat  kriminale të mund të qëllojnë mbi Policinë e Kosovës sepse aty nuk ka serbë”, tha Kurti, “ose të qëllojnë mbi EULEX-in mbi ndërkombëtarë”.

Në këtë mënyrë, Kurti tha e urdhri i Beogradit që të tërhiqen serbët nga Policia e Kosovës është që bandat kriminale ta kenë sigurinë e plotë se aty nuk ka serbë.

“Kjo tregon çfarë mendësie etnike ekskluzive  kanë ata. E kjo duhet të regjistrohet nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë”.

Sveçla: Jemi në koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se dikasteri që drejton, është e angazhuar maksimalisht të përmbushë misionin e saj.

“Policia e Kosovës është  ballafaquar me një sërë sulmesh ndaj saj dhe qytetarëve, por  pas koordinimit, policia ka identifikuar disa kriminelë që kanë cenuar rendin e kushtetutshmërinë”, tha ministri Sveçla.

Ai rikujtoi se Policia ka arrestuar ish pjesëtarin e MUP-it serb, Dejan Pantiq, i përfshirë në Policinë e Kosovës, sipas marrëveshjes së Brukselit.

“Duke pasur parasysh rolin e tij me grupet kriminale në polici, jemi ballafaquar me barrikada të vendosura për të penguar transportimin e tij”, u shpreh ai.

Ai tha se bazuar në këtë situatë, për çështje të sigurisë, janë mbyllur edhe  dy pikat kufitare.

“Janë hedhur shok bomba dhe ka pasur shkëmbin zjarri dhe pas kësaj është vendosur situata nën kontroll dhe ka vëmendje të shtuar”, tha Sveçla, duke sqaruar se me vendim të prokurorit, ish policit Pantiq, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Sveçla jep detaje: Kishte shkëmbim zjarri në afërsi të Ujmanit, besoj së shpejti do të hiqen barrikadat

Ministri Sveçla më tek tregoi se institucionet e Kosovës janë në koordinim dhe bashkëpunim të plotë edhe me faktorin ndërkombëtar të sigurisë si dhe vendet e QUINT-it.

Sipas tij, një situatë e tillë, së shpejti do të tejkalohet.

Kurti: Militarizimi i Serbisë na solli në këtë situatë

Më tej, kryeministri Kurti deklaroi se Kosova me partnerët evropianë e amerikanë, ka shtyrë zbatimin e disa vendimeve.

“Por nuk mund të heqim dorë përgjithmonë. Paligjshmëria nuk do të tolerohet e nuk do të durohet në asnjë pjesë të vendit tonë”, tha kryeministri Kurti.

Ai tha se Kosova dëshiron të ardhme demokratike e prosperuese kurse Serbia  tha se dëshiron t’i kthehet luftës.

“Kohërat e shkuara duhet të mbesin në të kaluarën. Ne jemi Qeveri e paqes e cila dëshiron të ruajë sigurinë për të gjithë qytetarët, pa dallim feje e etnie, moshe apo gjinie”.

Kryeministri Kurti falënderoi të gjithë Policinë e Kosovës dhe qytetarët, që sipas tij, po mbajnë lart moralin dhe vigjilencën e tyre.

“Militarizimi i Serbisë përgjatë viteve na ka sjellë në këtë gjendje”, tha Kurti.

“Çdo vit, Serbia nga 3% të Prodhimit Bruto Vendor, e ka ndarë për ushtri dhe  këtë e kanë rritur vazhdimisht, me synim destabilizim të Ballkanit”.

Kurti: Militarizimi i Serbisë na solli në këtë situatë, por paligjshmëria nuk tolerohet përgjithmonë  

“Nuk jemi kundër askujt sipas përkatësisë etnike, por vetëm në bazë të sjelljes individuale apo grupore në përballje me ligjin”.

Kurti: Jemi Qeveri demokratike, ftoj serbët të marrin përgjegjësitë

Kryeministri Kurti deklaroi se Serbia kërcënon me luftë dhe kthim të trupave ushtarake në Kosovë,  pas 23 viteve luftë.

“Beogradi zyrtar sot po flet e sillet sikurse para 23 vitesh e duke u drejtuar nga një kastë e njëjtë politikanësh, si Vuçiq, ish ministri i propagandës së Millosheviqit dhe Daçiq, ish zëdhënësi i Millosheviqit”, tha Kurti në konferencë për media.

Ai u shpreh se Serbia po kërkon të vazhdojë luftën të cilën e humbi dhe e pranoi kapitullimin në Kumanovë në qershor 1999.

“Veprimet e Serbisë përbëjnë kërcënime të vazhdueshme. Paqja në Kosovë erdhi pas luftës sonë dhe ndihmës së aleancës, pas një regjimi gjenocidial”.

Kurti tha se pakoja e Ahtisarit ishte kompromis i dhimbshëm, por  paqja në veri mbeti e brishtë.

“Kjo pako ofroi të drejta të papara për serbët lokalë. Por integrimi i veriut nuk ndodhi as pas 15 vjetësh pas pavarësisë dhe bisedimeve që dhjetë vjet”, deklaroi kryeministri Kurti.

Ai u shpreh se me kriminelë si Radojçiqi e Veselinoviçi,  blihej paqja në veri. “E thënë më butë, këto grupe kriminale të drejtuara prej tyre, quheshin struktura ilegale”.

Duke rikujtuar se për gjithë këto vite, në veri të Kosovës kanë funksionuar struktura paralele, kanë qarkulluar vetura me targa ilegale, punohet me dinar serb, nuk paguhet rryma e shumë të tjera, Kurti tha se kjo situatë është e pa pranueshme.

“Ne jemi një qeveri demokratike. Qeveria e Kosovës është  e interesuar për bashkëpunim me serbët e Kosovës. Ne jemi qeveria më demokratike e progresiste në rajon”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti u kërkon serbëve lokalë që të distancohen nga grupet kriminale dhe Vuçiqi që i financon ato

Ai ftoi komunitetin serb të marrë përgjegjësitë sipas kushtetutës e të ulen pranë në Kuvend e Qeveri, që të merren bashkë vendimet.

“Fatkeqësisht Serbia përmes grupeve kriminale, ka mbajtur e po mban peng  qytetarët e Kosovës.  Duam të veprojmë me kujdes dhe këtë e kemi dëshmuar gjatë tërë kohës”.

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Kosova News 11/12/2022 11/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?