KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: “Trepça” është zinxhiri që lidh të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë ekonomike
Lajme

Kurti: “Trepça” është zinxhiri që lidh të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë ekonomike

Kosova News
Kosova News 21:55 -20/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 36-vjetorin e grevës së minatorëve të vitit 1989, në Stan Tërg, ka nderuar kontributin dhe sakrificën e tyre, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje.

Ai është shprehur se qysh në atë grevë kërkohej ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës dhe shqiptarëve në ish-Jugosllavi në përgjithësi.

”Sot 36 vjet më parë, 1,300 minatorë të Trepçës hynë në grevë, nëntokë, për tetë ditë. Nga 20 shkurti e deri më 28 shkurt 1989, horizontet 8 dhe 9 të zgafellës së Xeherores së Stan Tërgut, u patën kthyer në llogore rezistence kundër politikave antishqiptare të Serbisë dhe të Jugosllavisë. Kërkesat e minatorëve ishin të shtruara asokohe në gjithsej dhjetë pika, që i mësoi e gjithë Kosova, shqiptaria dhe opinioni publik ndërkombëtar, ndër të cilat pika e 8, thoshte: “fati i shqiptarëve në Kosovë e në Jugosllavi të shqyrtohet në Kombet e Bashkuara”. Pra qysh në atë grevë kërkohej ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës dhe shqiptarëve në ish-Jugosllavi në përgjithësi” u shpreh Kurti.

Më tutje Kurti tha se Trepça nuk është e nuk ka qenë asnjëherë thjesht një ndërmarrje.

”Trepça nuk është e nuk ka qenë asnjëherë thjesht një ndërmarrje. Ajo është zinxhiri që lidh të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë ekonomike dhe jo vetëm. Nëpërmjet zhvillimit, ka ndihmuar arsimin e industrinë. E përmes saj është bërë dhe shkruar historia. Jo vetëm historia ekonomike e vendit, por edhe ajo politike me efekte rajonale dhe me jehonë ndërkombëtare”, u shpreh Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Dita e 14-të. Pas 3 orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Kosova News 20/02/2025 20/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?