KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti takon veprimtarin e mërgatës shqiptare në ShBA, Jim Xhema
Politikë

Kurti takon veprimtarin e mërgatës shqiptare në ShBA, Jim Xhema

Kosova News
Kosova News 20:14 -14/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, mirëpritën sot veprimtarin e shquar të mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jim Xhema, së bashku me kryetarin e Pan Federatës Shqiptare VATRA, Ilmi Berisha, përfaqësues të Rrjetit të Biznesit Shqiptaro-Amerikan dhe afaristë nga Amerika dhe Kanadaja.

Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë, kryeministri Kurti e falënderoi përzemërsisht z. Xhema për kontributin e tij të çmuar në promovimin dhe fuqizimin e çështjes shqiptare dhe të Kosovës në ShBA, veçanërisht përmes raporteve të mira me senatorin Bob Dole e kongresistin Tom Lantosh. Roli i mërgatës shqiptare në Amerikë, shtoi ai, për çlirimin dhe pavarësimin e vendit ka qenë kyç, dhe se edhe sot vazhdon të jetë po aq i rëndësishëm në zhvillimin dhe afirmimin e Kosovës.

Më tej, kryeministri Kurti e njoftoi z. Xhema dhe të tjerët për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, sfidat përpara, por dhe për punën dhe të arriturat e qeverisë në fushën e sundimit të ligjit, për reformat e ndërmarra, progresin ekonomik e demokratik e që janë evidentuar edhe në raportet ndërkombëtare.

Jim Xhima, u dekorua sot nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me medaljen Urdhri i Lirisë, për kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Në këtë takim të pranishëm ishin Christopher Hyland, bashkëpunëtor i afërt me ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe udhëheqësi i fushatës së tij presidenciale si dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve

Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë

Bajrami kërkon ndryshime në Kuvendin e partisë: LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie

Abdixhiku thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së

Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive

Kosova News 14/02/2023 14/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve
19:37 -27/07/2026
Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë
18:52 -27/07/2026
Bajrami kërkon ndryshime në Kuvendin e partisë: LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie
18:45 -27/07/2026
UEFA ndryshon rregullat: Organizatorët e Euro 2028 nuk kualifikohen direkt
18:38 -27/07/2026
Aksident trafiku në Klinë, lëndohen tre persona
18:15 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?