KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti takon sekretarin Parolin, e njofton rreth mbështetjes dhe mbrojtjes institucionale që Kosova i ofron objekteve të trashëgimisë kulturore dhe fetare
Lajme

Kurti takon sekretarin Parolin, e njofton rreth mbështetjes dhe mbrojtjes institucionale që Kosova i ofron objekteve të trashëgimisë kulturore dhe fetare

Kosova News
Kosova News 20:12 -27/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditë së tretë të qëndrimit në New York, takoi sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin.

Zyra e Kryeministrit njofton se me themelimin e misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Vatikan, që shënon avancim të raporteve bilaterale, Republika e Kosovës dhe Selia e Shenjtë kanë treguar vullnetin për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve, transmeton Telegrafi.

“Takimi i sotëm në New York ishte mundësi shumë e mirë për të vijuar diskutimet mbi çështjet dhe fushat që bashkëpunimi i deritanishëm të fuqizohet edhe më tej”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se kryeministri Kurti e njoftoi sekretarin Parolin rreth mbështetjes dhe mbrojtjes institucionale që Kosova i ofron objekteve të trashëgimisë kulturore dhe fetare.

“Ai gjithashtu foli për përkushtimin e Republikës së Kosovës për respektimin e të drejtave dhe lirive fetare, dhe për politikat sociale dhe masat e punësimit të qeverisë. Kryeministri theksoi që Republika e Kosovës është vend i të gjithë qytetarëve të saj dhe që, në këtë drejtim, Qeveria punon në sigurimin e mundësive të barabarta për të gjithë drejt zhvillimit ekonomik të sigurt”, vijon njoftimi.

Më tej, theksohet se duke e falënderuar për takimin dhe për mikpritjen që i ishte bërë atij në Selinë e Shenjtë në qershor të vitit të kaluar, kryeministri Kurti e ftoi sekretarin Parolin që sikurse Kosova, edhe Selia e Shenjtë të hap misionin e saj në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock

Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën

Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së

Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë

Dyshime për përqendrimin e 40 mijë eurove të granteve në tri organizata të lidhura me Kolegjin Heimerer, kërkohet rishqyrtim nga Komuna e Prishtinës

Kosova News 27/09/2024 27/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock
19:00 -17/07/2026
Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën
18:56 -17/07/2026
Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së
18:22 -17/07/2026
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë
18:08 -17/07/2026
Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i parë në MPB-së
18:04 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?