KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti takon profesoreshën Vjollca Konjufca, ligjëruese në Universitetin e Southern Illinois të ShBA-së
Lajme

Kurti takon profesoreshën Vjollca Konjufca, ligjëruese në Universitetin e Southern Illinois të ShBA-së

Kosova News
Kosova News 19:02 -27/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim profesoreshën Vjollca Konjufca, ligjëruese në Programin e Mikrobiologjisë në Universitetin e Southern Illinois të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas komunikatës së Qeverisë, duke vlerësuar përvojën akademike dhe profesionale të profesoreshës Konjufca, kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për angazhimin e saj për ta ndihmuar sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

Profesoresha Konjufca e falënderoi kryeministrin për takimin dhe shprehu gatishmërinë e saj për bashkëpunim profesional e shkencor.

“Në takim u bisedua për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit në shëndetësi me theks në punën hulumtuese-shkencore. U vlerësua potenciali për rritje të shkëmbimeve të dijes, përvojës dhe kulturës së punës me profesionistët nga mërgata.

U theksua se arsimi cilësor është baza më e qëndrueshme për prosperitet, dhe se për ta ngritur cilësinë dhe për të përmirësuar kushtet arsimore, Qeveria ka rritur buxhetin e arsimit edhe në këtë vit. Po ashtu buxheti për shëndetësi është ngritur për mbi 100 milionë euro, ndërsa janë ndarë 60 milionë euro për listën e re të barnave esenciale dhe 6.5 milionë euro më shumë për barna për sëmundje të rralla”, thuhet në komunikatë.

Duke biseduar për imunizim, u theksua pesëfishimi i buxhetit për vaksina për parandalim dhe sigurimi i vaksinave të reja të rëndësishme, siç është ajo e HPV, që parandalon kancerin e qafës së mitrës. Profesoresha Konjufca theksoi se si kjo vaksinë ka ndikuar dukshëm në rënien e incidencës së kancerit në ShBA.

“Kryeministri uroi diskutime të frytshme shkencore në ligjëratën që do të mbahet nesër në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ku profesoresha Konjufca bëri të ditur se mes tjerash do të informojë edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Southern Illinois në ShBA”, thuhet tutje në komunikatë.

Në këtë takim të përbashkët ishte i pranishëm edhe ekonomisti dhe filantropi ferizajas, Afrim Konjufca.

Gjithashtu lexoni:

Rama: Jemi duke e bërë një robot që do të ndërtojë tulla

Kurti: Ilir Konushevci ishte shpirti i UÇK-së

AAK-ja do t’i çojë në Kushtetuese vendimet e Kuvendit

Vazhdon seanca në përpjekjen e 13-të për konstituimin e Kuvendit

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore

Kosova News 27/05/2024 27/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?