KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti takon ministren finlandeze: Cinizëm neutraliteti i Serbisë ndaj luftës në Ukrainë
Politikë

Kurti takon ministren finlandeze: Cinizëm neutraliteti i Serbisë ndaj luftës në Ukrainë

Jeton Sopa
Jeton Sopa 16:16 -03/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në margjina të Forumit GLOBESEC 2022 në Bratislavë, ka takuar ministren e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen.

Kryeministri Kurti e ka falënderuar për përkrahjen dhe kontributin që ka dhënë Finlanda për Kosovën që nga viti 1999 e këtej, sidomos në arsim, shëndetësi, të drejta të njeriut etj.

Duke e uruar për aplikimin e Finlandës në NATO, kryeministri i ka shprehur ministres Tuppurainen mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përkrahjen që po ia jep Kosovës për liberalizimin e vizave dhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës, si edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.

Siç bëhet e ditur nga komunikata për shtyp e Zyrës së Kurtit, në takim u diskutua për sigurinë dhe stabilitetin rajonal pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë. Kryeministri potencoi rrezikun e vendosjes nga Serbia të 48 bazave ushtarake përgjatë zonës kufitare me Kosovën dhe lidhjet e afërta të fqinjit tonë verior me Federatën Ruse.

“Finlanda, si fqinje e parë e Rusisë me të cilën e ndan kufirin më të gjatë, është e ekspozuar ndaj kërcënimeve të vazhdueshme nga Federata Ruse, në veçanti pas aplikimit për anëtarësim në NATO. Kosova ndan pjesën më të madhe të kufirit me Serbinë e cila është destabilizuese, pra jemi në një kontekst të ngjashëm”, tha kryeministri Kurti dhe e vlerësoi cinizëm neutralitetin e Serbisë ndaj luftës në Ukrainë.

Edhe ministrja Tuppurainen vlerësoi se nuk mund të qëndrosh neutral ndaj një lufte sikurse kjo që po ndodhë në Ukrainë.

Në fund të takimit, kryeministri Kurti dhe ministrja Tuppurainen u pajtuan që të vazhdojnë angazhimin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit socio-ekonomik dhe të sigurisë mes dy vendeve./KP 

Gjithashtu lexoni:

NATO: Çdo vendim për rihapjen e urës mbi Ibër për veturat, t’i adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve

Kurti pret kryetarin e Izmirit, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Kosovë–Turqi

Hysnie Dema jep dorëheqje nga strukturat e Forumit të Gruas të LDK-së në Podujevë

Franca zgjedh ambasadorin e ri në Kosovë

Deputeti i LVV-së: Bisedimet me LDK-në po ecin mirë, jemi në rrugë të mbarë për presidentin

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?