KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti takon ministren e Jashtme të Japonisë, diskutojnë për mundësitë e investimit në Kosovë të kompanive japoneze
Politikë

Kurti takon ministren e Jashtme të Japonisë, diskutojnë për mundësitë e investimit në Kosovë të kompanive japoneze

Kosova News
Kosova News 20:36 -19/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ministren e Punëve të Jashtme të Japonisë, Yoko Kamikawa, e cila po viziton për herë të parë shtetin tonë, vizitë kjo që po zhvillohet në 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Kosovës dhe Japonisë.

Ai i uroi mirëseardhje në Kosovë, në kryeqytet, në këtë vizitë historike për vendin tonë, duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen, ndihmën dhe rolin e Japonisë në botë, në rajonin tonë dhe Republikën e Kosovës, dhe tha se mezi pret që të diskutojnë dhe hulumtojnë bashkë mënyrat se si mund të thellojnë dhe forcojnë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.

Ministrja  Kamikawa u shpreh e nderuar që është ministrja e parë e Punëve të Jashtme të Japonisë që po e viziton Kosovën. Në krye të herës së takimit bilateral, ajo shprehu falënderimin për vizitën dhe pjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në funeralin shtetëror në nderim të ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe. Ministrja Kamikawa theksoi se paqja dhe stabiliteti janë vendimtare për Evropën dhe se vizita e saj në rajon, fillimisht në Serbi, pastaj në Bosnje dhe Hercegovinë dhe tash në Kosovë është në këtë funksion.

Gjatë takimit bilateral ndërmjet dy delegacioneve, u diskutua rreth marrëdhënieve dypalëshe, projekteve të bashkëpunimit dhe asistimit dhe mundësive për investime të kompanive japoneze, veçanërisht në sektorin e energjisë së ripërtrishme dhe në infrastrukturën hekurudhore. Kryeministri veçoi mbështetjen e Japonisë përmes Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) në menaxhimin e mbeturinave, menaxhimin dhe monitorimin e ndotjes së ajrit dhe mbështetjen për televizionin publik të Kosovës. Ai falënderoi shtetin e Japonisë për vendimin për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe atyre zyrtare, dhe për mbështetjen në fushën e mbrojtjes përmes trajnimit në Ministrinë e Mbrojtjes së Japonisë të oficerit të Forcave të Sigurisë në Kosovë. Ndër të tjerash, nënvizoi tregimin e suksesit të kompanisë japoneze Harino Mushroom, e cila është një nga fermat më të madhe të kërpudhave shiitake në Evropë, si shembull i mjedisit të përshtatshëm të të bërit biznes në Kosovë, por edhe thirrje për kompanitë tjera japoneze që të konsiderojnë Kosovën si vend atraktiv dhe të sigurt për investime, me sundim të ligjit, stabilitet institucional dhe institucione demokratike.

Kryeministri Kurti dhe ministrja Kamikawa, gjithashtu diskutuan rreth çështjeve rajonale, përfshirë raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut, në kuadër të së cilit kryeministri Kurti tha se është arritur Marrëveshja Bazike, por e cila nga fillimi dhe në vazhdimësi është shkelur në mënyrë të hapur nga Serbia. Gjithashtu, biseduan mbi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në garantimin e paqes dhe sigurisë, dhe në shërbim të zhvillimit dhe progresit të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Gjithashtu lexoni:

Çitaku: Albin Kurti po i shërben Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin

Kurti: PDK-ja nuk është parti, është shoqëri aksionare me 4-5 kryetarë

Kurti: Procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të përfundojë brenda 3 javësh

Presidentja Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për konstituimin e Kuvendit dhe bashkëpunimin Kosovë–ShBA

Besnik Krasniqi, kandidat i AAK-së për kryetar të Prizrenit

Kosova News 19/07/2024 19/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
58%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
23:15 -02/07/2025
Çitaku: Albin Kurti po i shërben Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
22:52 -02/07/2025
Murati: Rreth 29 milionë euro kosto të transfereve do t’i kursenin bizneset me integrimin e Kosovës në SEPA
21:46 -02/07/2025
Kurti: PDK-ja nuk është parti, është shoqëri aksionare me 4-5 kryetarë
21:42 -02/07/2025
Kurti: Procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të përfundojë brenda 3 javësh
21:38 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?