KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti takoi studentët e mbështetur financiarisht nga MASHTI për studime jashtë vendit
Arsim

Kurti takoi studentët e mbështetur financiarisht nga MASHTI për studime jashtë vendit

Kosova News
Kosova News 20:48 -09/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë pritur sot në takim studentë nga universitetet më prestigjioze në botë, të mbështetur me bursa nga MASHTI.

Në takim u theksua puna e vazhdueshme e Qeverisë për zgjerimin e mundësive për të rinjtë e veçanërisht për studentët, për zhvillim e punësim.

Me këtë rast u veçua vendimi i Qeverisë për arsimin e lartë publik pa pagesë për të gjithë në nivelet bachelor dhe master, si dhe ndarja e mbi 3.000 bursave për studentët e dalluar për studime brenda dhe jashtë vendit.

Po ashtu u fol për domosdoshmërinë e mbylljes së hendekut gjinor në shkencë, ndërsa u theksua ndarja e 1.365 bursave për vajzat dhe gratë studente të fushave STEM.

Duke ritheksuar se përkrahja për të rinjtë nuk do të ndalet, u tha se me këto vendime synohet të nxitet interesimi për studime të larta, përmirësimin e nivelit të përgjithshëm arsimor të popullsisë, duke kontribuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor, si parakusht për zhvillim ekonomik dhe progres shoqëror.

Në vazhdën e këtyre masave, MASHTI tashmë ka shpallur thirrjen publike për mbështetje financiare për studentët që këtë vit janë regjistruar apo vijojnë studimet e nivelit master në universitetet më prestigjioze në botë sipas listës “Times Higher Education”.

Përparësi do të kenë studentët që studiojnë në fushat e inxhinierisë dhe të teknologjisë informatike e komunikimit, aplikuesit me gjendje më të dobët socio-ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, si dhe aplikantët, të cilët studimet paraprake në nivelin bachelor i kanë përfunduar në institucione publike.

Për të rritur përfaqësimin e grave në mesin e studiuesve, gratë do të zgjidhen me preferencë në rastet e kualifikimit të barabartë të kandidatëve gra dhe burra.

Gjithashtu lexoni:

Kosova vendos masë antidamping ndaj importit të farës së grurit nga Serbia

KFOR-i dhe Islanda zgjasin bashkëpunimin për hapësirën ajrore të Kosovës deri në vitin 2028

PISA 2025: Nxënësit e Kosovës mbeten nën mesatare

Reagon BE-ja për funeralin e Mlladiqit: Pamjet nga Beogradi janë tronditëse!

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Bordi i Paqes reagon për përfshirjen e Kosovës në ISF

TAGGED: bursat, Kurti
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?