Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë sot në ceremoninë e vendosjes së gurthemeleve për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë, raporton KosovaNews
Përveç kryeministrit Kurti, në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Arian Tahiri, ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe njëherësh Kryesues i Bordit të Përbashkët të dy komunave, Elbert Krasniqi, si dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Aktivitetet zhvillohen sipas këtij orari:
- Ora 17:00 – Vendosja e gurthemelit të urës për kalim të veturave mbi lumin Ibër, në afërsi të objektit të Komunës së Mitrovicës së veriut
- Ora 17:15 – Ecje e përbashkët drejt pikës së dytë
- Ora 17:30 – Vendosja e gurthemelit të urës për kalimin e këmbësorëve, përballë kopshtit të fëmijëve “Gëzimi ynë”, Mitrovicë e jugut
Pas përfundimit të vendosjes së gurthemelit të urës për këmbësorë, pritet një prononcim i përbashkët për media nga përfaqësuesit institucionalë dhe komunalë, ku do të theksohet rëndësia e këtij projekti për përmirësimin e infrastrukturës dhe bashkëpunimin ndërkomunal në Mitrovicë./KosovaNews/