KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Skënderbeu mbetet referenca fillestare e vetëdijes shtetëndërtuese
Lajme

Kurti: Skënderbeu mbetet referenca fillestare e vetëdijes shtetëndërtuese

Kosova News
Kosova News 23:07 -06/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Heroin kombëtar Gjergj Kastriotin “Skënderbeun” në ditëlindjen e tij e përkujtoi kryeministri Albin Kurti, i cili tha se ai mbetet referenca e parë fillestare e çdo vetëdije shtetëndërtuese.

Kurti tha se nga Prishtina në Gjakovë e nga Tirana në Shkup dhe deri te arbëreshët në San Basile të Italisë, këto ditë u kujtua me nderime dhe me shtatore të reja heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Ky portret i tij, është publikuar në biografinë më të njohur të Skënderbeut, shkruar nga Marin Barleti dhe botuar më 1508. Siç besohet gjerësisht, Gjergj Kastrioti kishte lindur para 619 vitesh, më 6 maj të vitit 1405. Kjo duke u bazuar në një traditë antroponomike mesjetare, sipas së cilës të lindurit në ditë shenjtorësh pagëzoheshin me emrin e shenjtorit përkatës, prej nga disa historianë kanë hedhur hipotezën që Gjergj Kastrioti, mund të ketë lindur pikërisht më 6 maj, ditën e Shën Gjergjit, me emrin e të cilit shenjtor është pagëzuar”, shkruan Kurti.

Sidoqoftë përtej ditëlindjes së tij, ka gjithmonë arsye dhe dobi sipas Kurtit, të kujtohet jeta dhe vepra e Skënderbeut, “Zotit të Arbërisë, fisnikut më të shquar arbëror të Mesjetës”.

“Skënderbeu ishte një luftëtar i paepur për liri, strateg ushtarak gjenial, burrështetas i guximshëm dhe diplomat vizionar. Ai drejtoi një rezistencë dhe qëndresë të pathyeshme ndaj osmanëve që nga viti 1443 e deri sa vdiq më 1468”, shkruan Kurti në Facebook.

Lidhjet e Skënderbeut me shtetet italiane dhe perëndimore si me Mbretërinë e Napolit, me Papatin e Romës dhe me Republikën e Venedikut, sipas tij, janë rikthyer dhe rimarrë si raporte referenciale politike për shqiptarët edhe në kohët moderne.

“Në shekullin e XIX, figura e Skënderbeut u mor nga rilindasit shqiptarë dhe u vendos në qendër të identitetit kombëtar të shqiptarëve. Stema dhe flamuri i dikurshëm i Kastriotit u bënë bazë e flamurit kombëtar dhe shtetëror nga shqiptarët në fillim të shekullit të XX. Vepra e Skënderbeut është dhe do të mbetet referenca e parë fillestare e çdo vetëdije shtetëndërtuese dhe e çdo ndërgjegjje komunitare për shqiptarët. Andaj përherë, lavdi i Skënderbeut brez pas brezi do të shtohet”, shkruan Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë

MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Kosova News 06/05/2024 06/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?