Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shpërfaqur sistemin raketor të cilin Serbia e poseodn aktualisht. Sipas Kurtit, Serbia është furnizuar me armë kineze. Një gjë të tillë kryeministri vlerëson se është haptazi agresion i dhunshëm ndaj Kosovës.
“Sistemi raketor FK-3 (versioni eksportues i HQ-22) është një nga armët kineze të përdorura nga Ushtria Serbe, duke përfshirë edhe dronët CH-92. Kjo e bën Serbinë operatorin e parë dhe të vetëm të armëve kineze në Evropë, duke shfaqur hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës”, ka shkruar Kurti në Twitter.