Një ngjarje e rëndë tronditi sot opinionin austriak dhe jo vetëm, pasi në një shkollë të Grazit ndodhi një sulm me armë që rezultoi me 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
Në mesin e viktimave ishte edhe një nxënëse kosovare, me prejardhje nga qyteti i Vitisë.
Gjatë ditës, presidentja Osmani shprehi ngushëllimet e saj për popullin austriak, duke deklaruar se ne qëndrojmë me ta në këtë tragjedi.
Ngushëllime ka shprehur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga të shtënat tragjike në shkollën në Graz. Të gjithë kanë të drejtën themelore për siguri dhe për një mjedis ku mund të mësojnë pa frikë dhe kërcënim. Në emër të popullit dhe qeverisë së Kosovës, u shpreh ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të prekura dhe shpreh solidaritetin tonë me popullin e Austrisë” shkroi Kurti në “X”.
Për vdekjen e vogëlushes nga Vitia ka shprehur ngushëllime kryetari i kësaj Komune, Sokol Haliti, teksa akoma nuk ka ndonjë reagim nga Ambasada e Kosovës në Austri, MPJD-ja apo krerët shtetërorë.