KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Serbia t’i pranojë krimet në mënyrë që të arrihet pajtimi
Siguri

Kurti: Serbia t’i pranojë krimet në mënyrë që të arrihet pajtimi

Kosova News
Kosova News 12:02 -11/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se krimet e Serbisë në Kosovë nuk duhet harruar asnjëherë dhe duhet kërkuar drejtësi e kërkim falje.

Derisa ka folur në konferencën e Lidershipit në Ballkan “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”, të organizuar nga Federata Universale e Paqes, Kurti tha se duhet të bëhet pranimi i krimit në mënyrë që të arrihet pajtimi, transmeton KosovaNews.

Kurti: Nuk duhet të harrojmë krimet e Serbisë por të kërkojmë drejtësi e kërkim falje

“Gjithçka do të kishte rrjedh tjetër sikur kreu politik dhe ushtarako policor i Beogradit të mos impononte politikën agresive e gjenocidale ndaj shqiptarëve. Për pasojë ndodhi krimi i vazhdueshëm i Serbisë që dëmtoi të dy popujt dhe shkaktoi tragjedinë e katastrofën humanitare të cilën duhet kurrë të mos e harrojmë por të kërkojmë që të vendoset drejtësia e të bëhet kërkim-falja e pranimi i krimit, në mënyrë që të arrihet pajtimi”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës tha se ëndrrat për paqe të qëndrueshme shihen aty ku janë përjetuar ankthet e paharrueshme të luftës.

Kurti: Ëndrrat më të mira për paqe shihen aty ku janë përjetuar ankthet luftës

“Ëndrrat më të mira për paqe të drejtë, të qëndrueshme e të pacenueshme shihen atje kur janë përjetuar ankthet e paharrueshme të luftës. Njerëzit tanë janë të etur dhe të dëshiruar për siguri dhe zhvillim të drejtë e gjithëpërfshirës, por koha që po jetojmë dhe konteksti gjeopolitik, gjeokonomik e gjeostrategjik rreth nesh dhe drejt nesh duhet se nuk janë aq mirë e premtues për një paqe të vërtetë, të drejtë e të qëndrueshme. Paqen e brishtë aktuale dhe paqen e qëndrueshme perspektive e rrezikojnë edhe sot tendencat për konflikt të ngrirë, tendencat për bllokim të gjithanshëm të proceseve të normalizimit, zhvillimit, demokratizimit, afrimit, bashkëpunimit e integrimit si brenda secilit vend ashtu edhe në dimensione euroatlantike e globale, e gjithë kjo për ndërmarrje revanshiste e prapakthyese”, tha Kurti.

Konferenca ka bërë bashkë udhëheqës të shquar nga vendet e Ballkanit, institucionet rajonale dhe vendet evropiane.

Kjo konferencë organizohet nga Federata Universale e Paqes (UPF), në partneritet me Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, Washington Times Foundation, Shoqatën Ndërkombëtare të Mediave për Paqe (IMAP), dhe Shoqatën Ndërkombëtare të Rinisë dhe Studentëve për Paqe (IAYSP)/KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Franco Foda para dy miqësoreve: Nuk eksperimentojmë, duam fitore dhe përgatitje serioze për kualifikueset

Strakosha flet para përballjes me Serbinë: Për ne vlejnë vetëm tre pikët

Edicioni i 21-të i Festivalit “Fluturat” në Prizren, fëmijët argëtojnë publikun me këngë

FSHF njofton tifozët se kur përzgjidhen fituesit e biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Ranieri përjashton mundësinë e rikthimit në menaxhim

TAGGED: Albin Kurti, krimet e Serbisë në Kosovë, Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor
Kosova News 12/06/2022 11/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

KFOR-i dhuron donacione në disa komuna
14:25 -06/06/2025
Universiteti i Prishtinës zgjeron bashkëpunimet me universitetet hungareze
14:16 -06/06/2025
Aksident trafiku Prishtinë-Ferizaj, një person i lënduar
13:57 -06/06/2025
BE-ja mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale përkundër sanksioneve amerikane
13:09 -06/06/2025
Tentativa e 28-të, nesër mblidhen sërish deputetët
12:54 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?