KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Serbia po e shton agresivitetin, zullumi këputet prej s’trashi  
Politikë

Kurti: Serbia po e shton agresivitetin, zullumi këputet prej s’trashi  

Kosova News
Kosova News 09:14 -08/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për vendimin e Qeverisë së Serbisë që të intonohet himni serb në fillim të vitit shkollor në të gjitha shkollat në Serbi, përfshirë edhe ato shqipe në Luginë të Preshevës.

Kurti ka thënë se kjo është shenjë e dobësimit të Serbisë, ndërsa ka përdorë një shprehje të poetit Esat Meuli, i cili thoshte se ‘zullumi këputet prej s’strashi’.

“Nuk bëhet fjalë për kurrfarë veprimi demokratik e human. Përkundrazi, sa më e dobët që është Serbia karshi Kosovës, aq më shumë po egërsohet. Është një lloj agresiviteti i shtuar i Serbisë. Duhet kuptuar përbrenda dobësimit të saj në përgjithësi. Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik. Angazhohet për gjithë qytetarët pa dallim, por edhe për shqiptarët në Serbi. Shqiptarët që janë nën Serbi ata janë të diskriminuar, dëshmitar për këtë ishte edhe delegacioni ynë që vizitoi Luginën këtë javë. Përveç që mori pjesë atje ministrja e Arsimit, Nagavci, ishte edhe zv. kryeministri Besnik Bislimi. Kemi pasivizimin e adresave. Për herë të parë brenda këtij buxheti janë ndarë 2 milionë euro për Preshevën, Medvegjën e Bujanocin. Siç e ka thënë poeti i famshëm Esat Mekulli, zullumi këputet prej s’trashi. Ky zullum i shtuar i Serbisë që bëhet madje edhe vet mbi serbët në Kosovë, po i vjen fundi. Pasi shteti i Kosovës është gjithnjë më demokratik, më i fuqishëm më i pavarur, e këtë po e dëshmon me reciprocitetin ndaj Serbisë”, tha Kurti.

Kryeministri ka folur edhe për vizitën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Ballkan, e ku nuk u vizitua Kosova.

- Reklamë -

Erdogan në Beograd tha se është i gatshëm të ndihmojë në dialogun Kosovë – Serbi.

“Por, shikoni çdokush i kanë agjendat e tyre. Turqinë e kemi mik e aleat. Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO, por dialogu që zhvillohet mes Kosovës e Serbisë, tash Kosova nuk është aty temë, por palë bëhet me ndërmjetësim të Brukselit e ndihmohet nga SHBA-ja. Nesër vijnë përfaqësuesit specialë nga Berlini e Parisi që do ta shoqërojnë Lajçakun, ndihma e gjitha shteteve mike është e mirëseardhur. Agjendat se kur vizitojnë e ku burrështetasit e shteteve mike, nuk mund ta kuptojmë plotësisht. Kjo vizitë kishte më tepër të bënte me Bosnjë-Hercegovinën, siç mendoj, pasi e konsiderojnë vend shumë më të rrezikuar se Kosova. Serbia e Kroacia janë shtete me ndikim në Bosnjë. Vizita në Ballkan kësaj radhe lidhet me Bosnjë. Nuk është se mund ta dimë qind për qind”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Kosova News 08/09/2022 08/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?