KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Serbia nuk e nënshkroi marrëveshjen për të pagjeturit, BE-ja nuk e kritikoi
Politikë

Kurti: Serbia nuk e nënshkroi marrëveshjen për të pagjeturit, BE-ja nuk e kritikoi

Kosova News
Kosova News 12:44 -23/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takimin më 18 gusht në Bruksel janë dakorduar për tekstin për marrëveshjen për të pagjeturit, për të zhdukurit me dhunë. Ai tha se mungojnë vetëm nënshkrimet, porse Serbia ka refuzuar të nënshkruajë këtë.

“Unë isha i gatshëm të nënshkruaja, Serbia refuzoi. Në Bruksel nuk përmendet që ka marrëveshje të dakorduar. Kur vjen puna për nënshkrim unë isha gati, e Serbia jo. E asnjë dënim, asnjë gjykim, asnjë kritikë ndaj Beogradit”, ka thënë Kurti në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Por, Kurti ka thënë se Kosova vazhdon rrugën evropiane.

Ai po ashtu ka thënë se në draft-deklaratën që i ishte paraqitur, ishte vetë BE-ja që kishte shkruar datën kur duhet arrihet marrëveshja, që ishte para marsit të vitit 2023.

“Unë thash në shkurt më mirë, ata thanë jo më mars, edhe pranova. Unë për këtë udhëtova edhe në Bruksel, e jo për të biseduar për targa. Për targa ka negociuar gjashtë muaj Besnik Bislimi me ekipin e tij. Ishte data e tyre në formë të një deklarate që duhej të lëshohej në fund. E kur doli Borrell në konferencë për shtyp, nuk e përmendi marsin e vitit 2023, e as propozimin e BE-së të mbështetur nga Franca e Gjermania, e SHBA-ja. I la këto. Për punën e Borrellit, e kanë zgjedhur vendet anëtare të BE-së dhe ato e vlerësojnë performancën. Në takime me Borrellin kaloj mirë, mund të mos pajtohemi, por takimet janë pozitive e konstruktive. Ka pasur takime tjera ku kishte mospajtime. Nuk ishte i pari. E reja kësaj radhe është, se u hoq dorë nga propozimi i BE-së”, tha Kurti.

Ai ka thënë se më 18 gusht ishin dakorduar të kishte takime të rregullta mujore të nivelit më të lartë për të arritur një marrëveshje. Porse nuk erdhi deri te takimet.

“Një propozim serioz mund të merret më seriozisht e me takime intensive. Nëse Parisi, Berlini, Brukseli e Washingtoni e mbështesin një propozim, nuk mundesh që të mos kesh takime dy muaj. Cili është kuptimi”, tha Kurti.

Ai ka thënë se Borrell më 11 nëntor në Paris i kishte thënë se propozimi është i BE-së e jo “franko-gjerman”.

“Por, në Bruksel e pash se po të ishte propozim i BE-së, nuk do të hiqte dorë aq kollaj. Njëmend qenka franko-gjerman. Pasi nuk ka si ndryshe që BE-ja të heqë dorë aq kollaj e të thotë po merremi me targa”, tha Kurti.

Kurti shpalos detaje nga takimi në Bruksel: Borrell iu përshtat interesave të Serbisë

Gjithashtu lexoni:

Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit

Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Kosova News 23/11/2022 23/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas ekzekutimit të penalltive
23:52 -08/06/2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
21:47 -08/06/2025
Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor
21:23 -08/06/2025
Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
21:19 -08/06/2025
Kryeministri sllovak do t’i bllokojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë
20:52 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?