KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti reagon pas kritikave të Osmanit: Kemi qenë vazhdimisht në bashkërendim për politikën e jashtme, të arriturat i kemi të përbashkëta
Politikë

Kurti reagon pas kritikave të Osmanit: Kemi qenë vazhdimisht në bashkërendim për politikën e jashtme, të arriturat i kemi të përbashkëta

Kosova News
Kosova News 11:29 -29/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka komentuar fjalimin e presidentes Vjosa Osmani, javën  e kaluar në Kuvend, ku ajo tha se “luajtja bizhoz me aleancat dëmton Republikën”.

“Unë këtu jam për këto tri inaugurime dhe besoni që ajo ka qenë një javë kur ne e votuam buxhetin e Kosovës, që është e arritura më e madhe besoj për shtetin tonë. Buxheti për vitin 2025 do të jetë 50 për qind më i lartë se në vitin 2021, siç e kemi gjetur asokohe. Pra nga 2.4 miliardë në 3.6 miliardë”, tha fillimisht kryeministri.

“Unë vazhdimisht kam qenë në komunikim e bashkërendim edhe me presidenten Osmani, edhe me kryeparlamentarin Konjufca, edhe Ministren Gërvalla, sa i përket politikës së jashtme”, tha tutje Kurti.

Ai deklaroi se të arriturat i kanë “të përbashkëta”,   derisa doli menjëherë tek gjendja në veri, duke potencuar se “se situata e sigurisë atje nuk ka qenë kurrë më e mirë sesa tani”.

“Besoj që të arriturat i kemi të përbashkëta edhe kësisoj duhet të vazhdojmë. Të gjitha vështirësitë, sfidat,  nuk ka të tilla që nuk i tejkalojmë dhe besoj që kurrë nuk ka qenë gjendja në veriun e Kosovës më e mirë dhe më e sigurt se deri tani. Keqbërës, ndonjë element terrorist nuk është që nuk ka, mirëpo strukturat paralele grupet kriminale që kanë qenë atje, ose kanë ikur në Serbi, ose janë në ndonjë burg në Kosovë ose strehohen diku jashtë rajonit tonë. Me fjalë të tjera nuk kemi burime të brendshme të destabilitetit potencial apo të kërcënimit të sigurisë të cilët nuk i menaxhojmë e nuk ia dalim në ballafaqim me ta”, tha Kurti para mediave.

“Bixhoz me aleancat”, e kishte interpretuar presidentja e vendit, Vjosa Osmani tensionimin e marrëdhënieve ne partnerët strategjikë të Kosovës, në fjalimin e saj vjetor javën e kaluar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ajo ka thënë se vënia në rrezik e tyre apo luajtja bixhoz me to e cënon vetëm mbrojtjen e republikës.

“Forca jonë më e madhe qëndron në aleancat tona, partneriteti dhe aleancat mes shteteve janë më të mëdha sesa cilido prej nesh si politikan. Aleancat janë këtu për të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik e tyre apo luajtja bixhoz me to e cenon vetëm mbrojtjen e Republikës. Asnjëherë nuk i kam kuptuar as mirëkuptuar, as talljet që bëhen në llogari të aleatëve, as sulmet ndaj tyre, e as keqpërdorimin e emrit të tyre për pushtet. As njëra, as tjetra nuk i bën nder Kosovës”, kishte thënë javën e kaluar Osmani në fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kosova News 29/11/2024 29/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?