KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Qeveria mbetet e përkushtuar në përkrahjen e bizneseve
Ekonomi

Kurti: Qeveria mbetet e përkushtuar në përkrahjen e bizneseve

Kosova News
Kosova News 20:22 -27/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot në Prizren fabrikën përfituese e masës 2.1. Kurti bashkëbisedoi me pronarin e kësaj kompanie, Shkamb Koshi, i cili ka jetuar 25 vjet në Itali dhe tash jeton e prodhon në Kosovë dhe eksporton në 15 vende të ndryshme të botës.

Kurti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës vijon të mbetet e përkushtuar në përkrahjen e bizneseve.

Në njoftimin për media nga Qeveria e Kosovës, thuhet se kompania të cilën e ka vizituar kryeministri Kurti merret me pjesë të prodhuara nga fibrat e karbonit që janë të lehtë në peshë dhe të qëndrueshëm mekanikisht e posaçërisht të përdorshme për automjetet dhe barkat e shpejta.

“Janë rreth 70 punëtorë dhe i gjithë ky proces mund të shpjegohet prej pronarit dhe ideatorit të kësaj teknologjike moderne, prej Shkamb Koshit, i cili më tregoi se si edhe pjesët për automjete të shpejta si Alfa Romeo e për barka në gjatësi deri në 10 metra e me shpejtësi 150 kilometra në orë, prodhohen nga fibrat e karbonit dhe kjo është një teknologji e cila gjithnjë e më shumë po ka treg në botë, sidomos kur bëhet fjalë për gjësendet të cilët kanë shumë peshë, të cilët zhvillojnë shpejtësi të mëdha apo të cilat janë të shtrenjta”, tha Kryeministri Kurti.

Ai e falënderoi për punën e kontributin, duke e vlerësuar për kompaninë e tij, punën në inxhinieri të teknologjisë e njohjen me zbulimet më të reja shkencore sa i përket fibrave të karbonit.

Kjo ishte vizita e radhës e kryeministrit Kurti në biznese, fabrika e kompani anembanë vendit. Qeveria e Republikës së Kosovës vijon të mbetet e përkushtuar në përkrahjen e bizneseve vendore, në vazhdimësi dhe përmes pakove të ndryshme të mbështetjes financiare.

Në këtë vizitë, kryeministri Kurti shoqërohej nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arbër Rexhaj dhe Artan Abrashi.

Gjithashtu lexoni:

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Ky është çmimi i naftës për sot

Kosova News 27/11/2023 27/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?