KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti priti pjesëmarrësit e Forumit Ndërkombëtar ‘Ulpiana’
Politikë

Kurti priti pjesëmarrësit e Forumit Ndërkombëtar ‘Ulpiana’

Kosova News
Kosova News 15:49 -10/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, priti sot në ndërtesën e qeverisë pjesëmarrësit e edicionit të dytë të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana” të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e që po mbahet në Prishtinë nga data 9 deri 12 dhjetor.

“Gjatë bashkëbisedimit në lidhje me forumit dhe temat që forumi trajton, kryeministri Kurti foli për rëndësinë e diasporës për vendin tonë dhe nënvizoi disa nga karakteristikat e diasporës sonë që e bëjnë atë pjesë integrale e zhvillimit të vendit. Ndër to u veçua, motivimi i lartë dhe lidhja emocionale me vendin e origjinës, shkathtësitë, ekspertizën dhe rrjeti i kontakteve dhe bashkëpunëtorëve, si dhe vullnetin dhe gatishmërinë për të investuar dhe kontribuar në vend në të gjitha fushat”.


“Ai gjithashtu i njoftoi mysafirët me rezultatet e qeverisjes në rrafshin ekonomik dhe demokratik, ku edhe diaspora ka luajtur një rol të rëndësishëm, dhe falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në Forumin “Ulpiana”, duke u uruar diskutime produktive përgjatë sesioneve dhe prezantimeve në këto tre ditë”, thuhet në njoftim.


Forumi “Ulpiana”, si një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në vend, synon rrjetëzimin e strukturave politike dhe institucionale që punojnë në krijimin e mekanizmave inovative për ndërlidhjen dhe angazhimin e diasporës, si dhe krijimin e mundësive për rrjetëzimin e pjesëmarrësve të qeverive të ndryshme në forum, me liderë globalë politikë, organizata akademike dhe të diasporës, si dhe industri të ndryshme.


Në edicionin e dytë të këtij forumi ka pjesëmarrës dhe prezantime nga mbi 30 vende të botës dhe një gamë e gjerë profilesh.

Gjithashtu lexoni:

LVV ushtron kallëzim penal për kryetarin e Prizrenit

Murati: Përparim Rama po rren, buxheti i Prishtinës u vonua nga komuna, jo nga Qeveria

Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë

Lladrovci i bindur: Kandidat për kryetar të Drenasit ka veç një, e ai jam unë

E konfirmon IPK-ja: Arrestohen 5 zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosova News 10/12/2024 10/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

LVV ushtron kallëzim penal për kryetarin e Prizrenit
23:31 -07/07/2025
Murati: Përparim Rama po rren, buxheti i Prishtinës u vonua nga komuna, jo nga Qeveria
22:55 -07/07/2025
KEK-u bën marrëveshje me punonjësit, për ndarjen e thëngjillit
22:43 -07/07/2025
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
22:33 -07/07/2025
Presidenti iranian: Izraeli u përpoq të më vriste mua
22:25 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?